Bota
Brenton Tarrant do t’i nënshtrohet testeve për shëndetin mendor
Australiani Brenton Tarrant, i akuzuari për vrasjen e 50 personave muajin e kaluar në dy xhami në Kristçërç të Zelandës së Re, është urdhëruar që të kryejë teste për gjendjen e shëndetit të tij mendor.
Ekspertët do të vlerësojnë nëse ai është në gjendje të mirë mendore për t’u gjykuar, apo i çmendur, ka thënë gjyqtari, Cameron Mander.
I dyshuari përballet me 50 akuza për vrasje dhe 39 tentim-vrasje, raporton “REL”.
Tarrant, 28 vjeçar, i cili e ka përshkruar veten si supremacist të bardhë, është paraqitur para gjykatës, derisa në seancë kanë qenë edhe familjarët e viktimave, përcjell albinfo.ch.
Ky sulm njëherësh është cilësuar më i përgjakshmi në Zelandën e Re.
Kryeministrja e këtij vendi, Jacinda Ardern e pati cilësuar ditën e sulmit si “një nga ditët më të rënda” për Zelandën e Re.
Ajo është zotuar për të ndaluar përdorimin e të gjitha armëve gjysmë-automatike dhe pushkëve me shënjestrim.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














