Bota
Pesë të vdekur e shumë të tjerë të zhdukur, pas shpërthimit të vullkanit
Shpërthimi i një vullkani në Zelandën e Re ka ngjallur edhe pyetjen pse u lejuan turistët ta vizitojnë në këtë kohë
Pesë persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë figurojnë ende të zhdukur, pas shpërthimit të një vullkani në Zelandën e Re.
Vullkani në Gjirin e Plotit është i njohur për turistët dhe dyshohet se në mesin e të vdekurve janë shumë pasagjerë të lundrimit.
Policia bëri të ditur se afro 50 njerëz ishin në ishull gjatë kohës së shpërthimit dhe se 23 janë kthyer në kontinent, përfshirë pesë nga të vdekurit.
Sipas hetuesve, nga të zhdukurit nuk ka ende asnjë shenjë jete dhe se helikopterët e shpëtimit kanë kryer një sërë fluturimesh mbi ishull gjatë ditës së sotme.
Tashmë shumë pyetje janë ngritur lidhur me atë pse turistët u lejuan të vizitojnë këtë pjesë gjatë kësaj kohe.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje













