Skip to content

Fëllënza Podrimja emërohet zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Fëllënza Podrimja është emëruar në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, më 18 nëntor. Sipas njoftimit, kryeministri Albin Kurti e ka uruar Podrimjën për emërimin e ri, duke i dëshiruar sukses në ushtrimin e detyrës.

Para emërimit, Podrimja ka shërbyer si këshilltare e kryeministrit Kurti.

Me këtë emërim, numri i zëvendësministrave në Qeverinë e Kosovës arrin në 31, ndërsa kabineti qeveritar përbëhet nga gjithsej 20 ministra.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës udhëhiqet nga Glauk Konjufca.