Lajme
Brenda vitit vdiqën rreth 9 mijë kosovarë
Sipas ASK-së, brenda vitit 2015 kanë vdekur 8958 kosovarë, prej tyre 8202 në Kosovë, kurse 756 në diasporë. Lindjet kanë qenë dukshëm më të mëdha, 31400 foshnje
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të enjten statistikat e vdekjeve gjatë vitit 2015, sipas të cilave, në Kosovë dhe diasporë brenda 12 muajve kanë vdekur 8958 kosovarë. Të dhënat janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2015 nga zyrat e gjendjeve civile.
“Vdekjet e raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në regjistrat themeltar të vdekjeve, për vitin 2015 kanë qenë 8958, prej tyre vdekje të ndodhura vetëm në Kosovë 8202, kurse vdekje të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 756”, thuhet në statistikat e ASK-së.
Nga gjithsej vdekjet e raportuara, të ndodhura vetëm në Kosovë, 4 638 janë meshkuj ose 56.5 për qind dhe 3 564 janë femra ose 43.5 për qind. Prej tyre, 45.6 për qind e rasteve të vdekjeve kanë ndodhur në institucione shëndetësore, ndërsa 52.9 për qind kanë ndodhur në shtëpi dhe 1.5 për qind në vend tjetër.
Sipas komunës, ku ka ndodhur rasti i vdekjes, në Prishtinë janë 2 634 raste ose 29.4 për qind, në Prizren janë 922 ose 10.3 për qind, në Gjilan janë 473 ose 5.3 për qind etj.
Kurse, 77.9 për qind e të vdekurve janë të moshës 60 e më shumë vjeç, nërsa sipas etnicitetit 91. 9 për qind e të vdekurve janë të kombit shqiptar.
Ndërkaq, vdekje të dhunshme në vitin 2015 u raportuan gjithsej 199 ose 2.4 për qind, nga të cilat në fatkeqësi 142 ose 71.4 për qind, vetëvrasje 36 ose 18.1 për qind dhe vrasje 17 ose 8.5 për qind.
Kurse, tek të gjitha vdekjet e dhunshme mosha është 20-49 vjeç, si te meshkujt ashtu edhe te femrat. Foshnje të vdekura për vitin 2015 kanë qenë 238, prej tyre 127 meshkuj dhe 111 femra.
Në anën tjetër, sipas statistikave të ASK-së, brenda vitit 2015, në Kosovë dhe diasporë, kanë lindur 31433 foshnje, duke treguar kështu se nataliteti tek kosovarët vazhdon të mbetet i lartë. Sipas Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për numrin e lindjeve koeficienti i vitalitetit është 2.9 promil.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











