Kosova
Borrellit e Lajçakut u kërkohet heqja e masave ndaj Kosovës dhe hetim i plotë për sulmin në Banjskë
Bëhet e ditur se 13 kryesues të komiteteve për punë të jashtme nëpër Evropë u kanë bërë thirrje Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, që t’i largojnë të gjitha masat negative ndaj Kosovës dhe të bëhet një hetim i plotë për sulmin terrorist në Banjskë të 24 shtatorit, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, kryesuesja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka njoftuar për këtë kërkesë që u është bërë Borrellit e Lajçakut dhe u është thënë që këto veprime të ndërmerren në Samitin BE – Ballkan Perëndimor, që mbahet sot.
“Sot 13 kryesues të komiteteve parlamentare nëpër Evropë u kanë bërë thirrje Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçakut që të njoftojnë në Samitin BE – Ballkan Perëndimor: fundin e gjitha masave negative ndaj Kosovës dhe hetimin e plotë ndaj sulmit në Banjskë dhe të publikojnë rezultatet”, ka shkruar Kearns në platformën “X”. “Kanë kaluar dy muaj që kur militantët e armatosur rëndë të udhëhequr nga ish nënkryetari i Listët Serbe, Milan Radoiçiq, vranë një rreshter policor kosovar dhe u futën në Banjskë. Sasia dhe lloji i armëve sugjeron për mbështetje nga shteti serb. Ne kemi nevojë për një hetim zyrtar me rezultate publike”.
Kearns ka bërë thirrje që Radoiçiq të ekstradohet në Kosovë që të përballet me drejtësinë.
“Milan Radoiçiq ka pranuar sulmin. Ai duhet të ekstradohet në Kosovë për t’u përballur me gjyq. Nuk ka asnjë justifikim për Serbinë që ta mbrojë Radoiçiqin dhe bashkëpunëtorët e tij nga përballja me drejtësinë për krimet e tyre. Faleminderit kryesuesve që u mblodhën gjatë 24 orëve të fundit për t’i bërë thirrje BE-së që më në fund të miratojë një qasje më të drejtë për marrëdhëniet Kosovë – Serbi. Paqja kërkon drejtësi dhe llogaridhënie, të dyja po mungojnë”, ka shkruar Kearns.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









