Kosova
Borrell në Kosovë: BE-ja nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor
Por, sa i përket vizave, ai nuk jep detaje
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, në vizitën e tij të parë në Kosovë pas marrjes së këtij posti ka deklaruar se BE nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor, ndërsa ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së Kosovës.
Në një konferencë për media pas takimit me kreun e shtetit, Hashim Thaçi, kryediplomati spanjoll tha se nuk duhet lejuar një Ballkan të ndarë jashtë familjes evropiane.
“Bashkimi Evropian nuk është i kompletuar pa Ballkanin Perëndimor dhe dëshirojmë të sigurojnë stabilitet dhe siguri për secili, pasi këto janë prioritete dhe në interesin tonë. Nuk do t’ia lejojmë vetes që të kemi Ballkanin të ndarë dhe nuk kemi mundësi që vendet të jenë të ndara nga njëra-tjetra dhe të ndalohen vuajtjet që kanë ndodhur nëpër botë”, u shpreh Borrell.
Kryediplomati evropian, i cili në këtë detyrë vjen në vend të Federica Mogherinit, pati edhe një porosi sa i përket formimit të qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.
“Kosovarët janë të lirë të vendosin për fatin e vet dhe është çështje të vendosin për qeveri, e jo të bisedojnë me ne për qeveri, është çështje e tyre.
Dëshirojmë të shohim se po krijoni një qeveri sa më parë dhe jam i lumtur që presidenti më tregoi se kjo do bëhet dhe do të ndihmojë sa më shpejt të fillojnë negociatat”, tha Borrell.
Ndërkohë që Kosova vazhdon të mbetet pa viza drejt vendeve evropiane, Josep Borrell përkujtoi se vendi ynë ka përmbushur të gjitha kushtet për heqjen e regjimit të vizave, porse ai nuk mund të premtojë se kur do të ndodhë një gjë e tillë.
“Komisioni Evropian konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha konditat për liberalizim të vizave dhe është koha e duhur të përfundohet me kërkesa teknike”, u shpreh Borrell. Kryediplomati evropian ndodhet për vizitë në Kosovë, pak kohë pasi vendin tonë e vizitoi edhe emisari amerikan për dialogun me Serbinë, Richard Grenell. Josep Borrell nesër do të qëndrojë për vizitë edhe në Serbi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester Hapja u vlerësua si hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor në diasporë... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













