Kosova
Borrell fajëson Kurtin për mungesën e rezultatit në dialog
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, ka thënë se në takimin e sotëm në Bruksel ai ka propozuar kompromis se si do të zbatohet marrëveshja për normalizim, ndërsa u shpreh se ka ofruar që palët të nisin paralelisht zbatimin e kërkesave.
Borrell fajësoi kryeministrin e Kosovës për mungesën e kompromisit, pasi, sipas tij, u refuzua propozimi që palët të nisin paralelisht zbatimin e kërkesave, teksa tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar së pari njohje de facto nga Serbia, ndërsa Vuçiqi ka kërkuar themelimin e Asociacionit, përcjell albinfo.ch.
“Ne kemi propozuar të zbatohen këto paralelisht, të sigurohet që të marrë diçka e të japë diçka. BE-ja dhe komuniteti i gjerë ndërkombëtar, përfshirë partnerët amerikanë, e shohin këtë si rrugë të vetme për të funksionuar zbatimi… Sot, jam munduar me Kurtin e Vuçiqin të gjej rrugën para, duke u bazuar në propozimin tonë. Për fat të keq, pas takimit të gjatë, Kurti nuk ishte i gatshëm që të ecët para, të fillojë një proces kredibil për themelimin e Asociacionit. Ai insistoi të formalizohet njohja de facto si hap i parë”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, Borrell tha se ndonëse Kosova ka bërë hapa para drejt shtensionimit, megjithatë nuk i ka plotësuar të gjitha kushtet”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












