Lajme
Boris Johnson mposht koronavirusin, kthehet në punë
Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka fituar plotësisht betejën me koronavirusin.
Është bërë e ditur se kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka fituar plotësisht betejën me koronavirusin. Ai do të kthehet në detyrë ditën e hënë, pas dy javëve ndërprerje për shkak se u infektua nga koronavirusi. Johnson u shtrua në spital më 5 prill, ku qëndroi për një javë, përfshirë këtu edhe 3 net në terapi intensive.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka fituar plotësisht betejën me koronavirusin. Ai do të kthehet në detyrë ditën e hënë, pas dy javëve ndërprerje për shkak se u infektua nga koronavirusi. Johnson u shtrua në spital më 5 prill, ku qëndroi për një javë, përfshirë këtu edhe 3 net në terapi intensive.
Jonson, ashtu si kurse të gjithë të infektuarit e tjerë, pati temperaturë të larte dhe kollë që nuk i largohej prej disa ditësh. Mjeku i tij personal vendosi për shtrimin në spital, gjë që ai e kishte refuzuar, duke zgjedhur që të vetëkarantinohej në shtëpi, po gjendja e tij u përkeqësua. Ai doli nga spitali pas një jave, ku ndoqi punën nga shtëpia, e ndërsa sot zyra e shtypit ka njoftuar rikthimin e tij në zyrë.
Në një video-mesazh publik në “Twitter”, nga shtëpia e tij, kryeministri britanik shprehu falënderimet më të thella për të gjithë personelin mjekësor, që i shpëtoi jetën dhe që po luftojnë çdo ditë në vijën e parë të betejës me virusin e frikshëm. “Është e vështirë të gjesh fjalët për të shprehur borxhin tim ndaj mjekëve, që më shpëtuan jetën. Së bashku do ta kapërcejmë këtë sfidë, pasi kemi kapërcyer aq shumë sfida në të kaluarën”, shkroi Johnson.
Edhe bashkëshortja e kryeministrit, shtatzënë, u infektua nga koronavirusi dhe u vetëkarantinua, por ndryshe nga Jonson, pati simptoma të lehta, përcjell abinfo.ch.
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur














