Lajme
Boris Johnson jep dorëheqje
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, njoftoi dorëheqjen e tij si lider i Partisë Konservatore këtë të enjte, duke deklaruar se populli britanik duhet të fillojë menjëherë procesin e zgjedhjes së një lideri të ri.
Johnson tregoi në fjalimin e tij të dorëheqjes se planifikon të qëndrojë në post derisa të zgjidhet një pasardhës.
Sipas CNN, kjo është ajo që do të ndodhte në rrethana normale: një kryeministër që ka dhënë dorëheqjen si kryetar partie, qëndron në detyrë si kryeministër i përkohshëm derisa të ketë një drejtues të ri partie.
Por, nuk është e qartë nëse Partia Konservatore do ta mbështesë këtë në rastin e Johnson, pasi 50 zyrtarë janë dorëhequr nga postet e tyre deri më tani.
Ja çfarë mund të ndodhë më pas
A shkakton dorëheqja e Johnson zgjedhje të përgjithshme?
Jo, pasi fillon procesi i Partisë Konservatore për zgjedhjen e një lideri të ri të partisë. Kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar nuk zgjidhen drejtpërdrejt nga populli, Johnson është kryeministër sepse është kreu i partisë më të madhe në Dhomën e Komunave. Konservatorët do të jenë ende partia më e madhe pas dorëheqjes së Johnson, kështu që kreu i ri i partisë do të bëhet kryeministër.
Si zgjidhet kreu i ri i Partisë Konservatore?
Kandidatët për udhëheqje kanë nevojë për mbështetjen e të paktën tetë ligjvënësve. Nëse ka më shumë se dy kandidatë, ligjvënësit e Partisë Konservatore mbajnë raund pas raundi votash për të ulur numrin e kandidatëve për udhëheqje në dy. Pastaj anëtarët e Partisë Konservatore votojnë në mbarë vendin, ndërsa fituesi bëhet kreu i partisë dhe kryeministër.
Kur Johnson largohet përfundimisht nga Downing Street, çfarë ndodh?
Ai ia dorëzon dorëheqjen Mbretëreshës, personalisht. Pallati do të njoftojë zyrtarisht se Mbretëresha Elizabeth II ka pranuar dorëheqjen e Johnson dhe do të thotë se kë ka ftuar të bëhet kryeministër për ta zëvendësuar atë. Ai person më pas do të shkojë të takojë Mbretëreshën për të pranuar ftesën.
A duhet kryeministri i ri të shpallë zgjedhje të përgjithshme?
Jo, pasi Mbretëria e Bashkuar nuk është planifikuar të ketë zgjedhje të tjera të përgjithshme deri në dhjetor 2024. Kryeministri i ri mund të zgjedhë t’i kërkojë Parlamentit të votojë për zgjedhje të parakohshme, por nuk i kërkohet ta bëjë këtë.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











