Lajme
Bombardimi i Serbisë, ishte i drejtë
Për kontributin e tij gjatë luftës në Kosovë, ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea u dekorua me çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut nga Kolegji AAB
Shtatëmbëdhjetë vjet pas bombardimit të caqeve serbe nga forcat aleate, ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea e konsideron të drejtë fushatën ajrore të Aleancës së Veriut ndaj Serbisë. Ai u dekorua me Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut nga Kolegji AAB, me motivacion për shpëtimin dhe ndihmën refugjatëve gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Shea tha se gjatë luftës në Kosovë vendimi i NATO-s për të bombarduar forcat serbe ishte i drejtë. Ndërsa çmimin tha se do të dëshironte ta ndante me të gjithë popullin e Kosovës, ushtarët e KFOR-it, pasi sipas tij, ishin të gjithë ata që dhanë mund për këtë liri.
“NATO po bombardonte dhe një vendim i tillë ishte i drejt. Akoma besoj që një vendim i tillë ishte i drejtë, pasi tanimë ju gëzoni lirinë”, tha Shea, i cili përgëzoi qytetarët kosovarë për progresin e arritur gjatë viteve të pasluftës, duke krahasuar imazhet që ai mban mend që nga viti 1999.
“Po shoh njerëz të shëndetshëm, të veshur bukur e të shëndetshëm. Kam parë imazhe të tjera në vitin 1999. Ju përgëzoj për një progresin”, tha se NATO do të ndihmojë popullin e Kosovës deri sa të jetë nevoja.
Por, Shea tha se Kosova është e pavarur dhe përgjegjësia është subjektive.
“S’mund ta fajësoni askënd përveç veten tuaj nëse gjërat shkojnë keq. Po është detyrë e komunitetit ndërkombëtar t’u ndihmojë dhe asistojë dhe unë për gjithë jetën time do të jem një nga miqtë më të mirë të Kosovës për t’u ndihmuar në rrugëtimin tuaj, me NATO-n dhe më gjerë. Por, të themi, sa më shumë që ju ndërmerrni reforma të thella në marrëdhëniet me fqinjët, pa marrë parasysh se sa e vështirë mund të jetë, aq më e lehtë do të jetë për ne të gjithë që të ju ndihmojmë dhe ta bëjmë Kosovën një Singapor evropian në të ardhmen”, tha ai.
Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea tha foli edhe për dy marrëveshjet e fundit që u bën shkas për përplasje politike në Kosovë. Ai tha se çështja e demarkacionit me Malin e Zi mund të zgjidhet shpejtë, ndërsa Asociacioni, sipas tij, nuk paraqet pavarësi për serbët e Kosovës.
“Ju e keni rregulluar çështjen e kufirit me Maqedoninë, çështja me Malin e Zi është vetëm në proces dhe duhet të keni mirëkuptim nga të dyja anët dhe besoj që do të ketë sukses. Ju jeni marrë vesh për Asociacionin, por kjo nuk do të thotë Pavarësi dhe as nuk do të thotë që ata duhet të kthehen në Serbi”, deklaroi Shea, i cili 17 vjet më parë ka qenë një personalitet shumë i dashur nga qytetarët e Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












