Kriza në Ukrainë
Bombardimet e Rusisë dëmtojnë drithërat në Ukrainë
Fushat me grurë po zhduken nga horizonti në një botë që ndodhet në mes të një krize ushqimi.
Është koha e korrjeve në jug të Ukrainës, por e vetmja gjë që pronarët e fushave kanë arritur të korrin janë bombat ruse.
Nadia Ivanova zotëron një fermë prej 4 mijë hektarësh pranë Mikolaivit. Trupat ruse e dëmtuan atë në mars, teksa përpiqeshin të avanconin drejt veriut. Ka shumë punë për të bërë, por rruga drejt normalitetit është plot me pengesa.
“Së pari është e pamundur të shesësh drithëra dhe nuk kemi para për ta rregulluar fushën. Së dyti, specialistët që mund ta riparojnë nuk janë në rajonin tonë. Ai ndodhet pranë frontit të luftës, ndaj dhe askush nuk vjen këtu”, thotë ajo, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Nadia Ivanova punëson 76 persona. Në kohë paqeje, ferma e saj prodhonte mbi 12 mijë tonë drithëra në vit. Në magazinat e saj ndodhen 2 mijë tonë të mbetura nga sezoni i kaluar, por hekurudha është e prishur dhe anijet e transportit të bllokuara dhe nën kërcënimin e raketave ruse.
Shifrat janë të frikshme edhe për Kombet e Bashkuara kur flitet për krizën globale të urisë, në të cilën lufta në Ukrainë luan një rol kyç.
“Numri i qytetarëve që nuk e kanë të sigurt ushqimin pritet të rritet nga 276 milionë në fillim të 2022-shit në 323 milionë gjatë të njëjtit vit”, u shpreh komisionerja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet.
Michelle Bachelet, që ka theksuar se tmerret e ushtruara ndaj popullsisë civile në Ukrainë do të lënë gjurmë, njoftoi gjithashtu se nuk do të kandidojë për një mandat tjetër kur ai aktual të përfundojë gushtin e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









