Kosova
Bolton: Djali i Trump nuk përfaqëson politikat e SHBA-së

Ish-Këshilltari i Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, ka folur pas deklarimeve të djalit të Donald Trump, i cili ditë më parë tha se ish-presidenti amerikan Bill Clinton kishte udhëzuar ndërhyrjen humanitare në Kosovë për të zhvendosur vëmendjen nga afera me Lewinskyn, përcjell albinfo.ch.
Karshi këtij deklarimi, Bolton theksoi se Donald Trump Jr. nuk është zgjedhur asnjëherë nga askush për të përfaqësuar SHBA-në, ndërsa deklaratat e tij mund të lidhen edhe me investimet e Trump në Serbi.
“Ne nuk kemi një lloj forme presidenciale që trashëgohet, është një shprehje që mund të mos e gjejmë të rëndësishme, por është diçka që mund të ketë të bëjë me investimet organizative të Trumpit në Serbi. Megjithatë, duhet të kujtojmë se Donald Trump Jr. nuk është zgjedhur asnjëherë nga askush për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha Bolton për Euronews Albania.
I pyetur se sa do të jetë në vëmendjen e Donald Trump-it çështja e dialogut Kosovë-Serbi dhe sa ndikim do të ketë Amerika në këtë proces, ai u shpreh:
“Mund të jetë shumë e rëndësishme, nëse do të ketë vëmendjen për këtë. Kam qenë i përfshirë edhe unë personalisht kur shërbeja në sigurinë kombëtare. Serbia dhe Kosova mund të jenë pranë një marrëveshjeje dhe kjo është në interesin e të gjithëve në Ballkan. Nuk do të ketë investime ekonomike derisa të zgjidhen këto çështje politike. Unë e kuptoj historinë e gjatë, por të dy udhëheqësit duhet të ulen së bashku dhe ta zgjidhin këtë. Ne të tjerët mund të krijojmë kushte që ata të arrijnë një marrëveshje.”
Trump Jr., gjatë qëndrimit të tij në Serbi, tha se “NATO e bombardoi Serbinë në vitin 1999, çka çoi në tërheqjen e forcave serbe nga Kosova. Kjo ndodhi në kulmin e skandalit Bill Clinton – Monica Lewinsky. Shumëkush, sidomos tani, në retrospektivë, e shohin këtë bombardim si një shpërqendrim nga ai dështim i Bill Clinton-it.”
E-Diaspora
-
Prishtinë: Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare do të organizojë konferencë ekonomike Ftesë për të gjithë afaristët shqiptarë në Mërgatë...
-
Cyrih: Policia bastis plantacionin e kosovarit me 1700 rrënjë kanabisi
-
DokuFest dhe Kino Kosova lansojnë nismën “Re-Connect” për të rinjtë nga Kosova dhe diaspora
-
Gjermani: Kapen dy shqiptarë me pasaporta diplomatike false
-
Vota e diasporës, 161 899 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në KQZ
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme