Bota
”Boeing” kërkon ndjesë për jetët e humbura në Kenia
Prodhuesi amerikan i avionëve ”Boeing” ka pranuar se një gabim në Sistemin e Forcimit të Karakteristikave të Manovrimit (MACS) ka luajtur rol në aksidentet e pësuara nga modeli 737 MAX 8 dhe kërkoi ndjesë për humbjen e jetëve.
“Kërkojmë falje për jetët e humbura në aksidentet me 737 MAX”, tha drejtuesi ekzekutiv Dennis Muilenburg në Twitter, lidhur me aksidentet e modelit 737 MAX të ”Ethiopian Airlines” të Etiopisë dhe ”Lion Air” të Indonezisë.
Muilenburg tha se detajet e plota të të dyja aksidenteve do të shpalosen në raportet e qeverive përkatëse.
“Megjithatë, sipas raporteve të para shqyrtuese të aksidentit të Ethiopian Airlines, është e qartë se sistemi i njohur si MCAS, në të dy aksidentet ka qenë aktiv pasi ka marrë informacione të gabuara të shpejtësisë”, tha Muilenburg.
Më 10 mars, një avion Boeing 737 Max 8 që po udhëtonte për në Kenia u rrëzua vetëm gjashtë minuta pasi u nis nga kryeqyteti i Etiopisë, Adis Abeba.
Të gjithë 157 personat në bord nga 35 vende të ndryshme, përfshirë edhe anëtarët e ekuipazhit, humbën jetën gjatë aksidentit.
Rrëzimi i avionit në Etiopi ishte aksidenti i dytë vdekjeprurës i modelit Boeing 737 MAX në më pak se pesë muaj, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Më 29 tetor të vitit të kaluar, 189 persona, përfshirë edhe personelin, humbën jetën pasi avioni i linjës indoneziane Lion Air me numër fluturimi JT 610, u rrëzua pak pas ngritjes nga Xhakarta në fluturimin drejt qytetit Pangkal Pinang në ishullin Sumatra.
Pas aksidentit fatal në Etiopi, shumë shtete dhe linja ajrore ndaluan fluturimet e modeleve 737-MAX 8 dhe Boeing 737-MAX 9.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












