CH-Ballkani
Bochsler: BE po humb besimin, të veprojë në Ballkanin Perëndimor
Eksperti Bochsler kërkon që BE të marr detyra dhe të mos harrojë krizën greke në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu Europa duhet të mos mbyll urën e euro-integrimeve në Ballkanin Perëndimor.
Daniel Bochsler (39), profesor mbi nacionalizmin dhe shkencave politike në Universitetin Qendror Europian të Budapeshtit, ka studiuar shumë vjet ish-Jugosllavinë. Në këto momente kur shfaqen probleme për shpërbërjen e Bosnjës, ndarjen e Kosovës dhe dështimin e referendumit në Maqedoni, Bochsler thotë se “konfliktet me shtetet fqinje ose pakicat janë një manovër e politikanëve për të çorientuar popullatën nga problemet e vërteta si korrupcioni dhe krimi”. Dhe ai shton më konkretisht kur flet për Bosnjën: “Milorad Dodik kërkon çdoherë referendum të pavarësisë së Republika Srpska, atëherë kur dëshiron të betonizojë pushtetin.”
Eksperti Bochsler kërkon që BE të marrë detyra dhe të mos harrojë krizën greke në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu Europa duhet të mos mbyllë urën e euro-integrimeve në Ballkanin Perëndimor.
“BE po bën shumë pak, ajo ka humbur besimin”.
Rusia, në anën tjetër, mendon se BE ka humbur dy beteja të rëndësishme në Ballkan: referendumin e 30 shtatorit në Maqedoni dhe fitimin e Milorad Dodik në Bosnjë. Rusia kundërshton ashpër integrimin e Maqedonisë në NATO.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë Ambasada gjermane në Kosovë u bën thirrje partive të respektojnë rregullat e fushatës në diasporë... -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











