Shkurt.ch
BMW detyrohet t`i paguajë Zvicrës 157 milionë franga gjobë
Gjykata Federale e Zvicrës ka marrë vendimin e plotfuqishëm që gjiganti gjerman i detyrohet Komisionit për Konkurrueshmëri të Zvicrës WEKO për plot 157 milionë franga
Prodhuesi i madh gjerman i automobilëve, BMW detyrohet përfundimisht të paguajë një gjobë të majme në Zvicër. Gjykata Federale e Zvicrës ka marrë vendimin e plotfuqishëm që gjiganti gjerman i detyrohet Komisionit për Konkurrueshmëri të Zvicrës WEKO për plot 157 milionë franga. Këtë gjobë, WEKO ia kishte shqiptuar BMW-së qysh në vitin 2012. Ankesa e kësaj të fundit është hedhur poshtë sot.
Historia e kësaj gjobe ka të bëjë me pengimin që BMW u kishte bërë kontraktuesve të vet që t`u mundësonin edhe shtetasve zviceranë të blenin auotomobilët e saj në tregun evropian dhe jo patjetër në Zvicër. Ky makinacion nënkuptonte që ata detyroheshin të paguanin deri një të katërtën më shumë se sa që do të paguanin sikur t`i blinin në tregun evropian. Bëhet fjalë për vitet 2010 dhe 2011.
Klauzula në fjalë për ndalimin e eksportit, e bërë nga BMW i është referuar tregut të jashtëm por ajo ka pasur ndikimin e saj në tregun zviceran, kanë theksuar gjyqtarët federalë. Sipas tyre, me këtë rast është bërë një përjashtim i papranueshëm në bazë regjioni.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












