“Blue Card” për të kualifikuarit që vijnë në Gjermani
Gjermanisë i mungojnë inxhinierë dhe mjekët. Për të joshur ardhjen e tyre nga vende të tjera qeveria gjermane do të lehtësojë rrugën e ardhjes dhe qëndrimit të tyre në Gjermani.Ajo që në SHBA quhet “Green Card”, është për Evropën “Blue Card”. Direktivat e Brukselit për specialistët me kualifikim të lartë, të formuluara në vitin 2009, kërkojnë t`i ofrojnë specialistëve nga vendet jashtë BE-së të drejta të njëjta qëndrimi. Qeveria gjermane i ka dhënë vetes tre vjet kohë, për zbatimin e këtyre direktivave dhe futjen e “Kartës blu të BE-së”, siç quhet ky dokument në gjermanishten e autoriteteve. Kjo edhe sepse Gjermania vazhdon të mos jetë vend migracioni.
Por, askush nuk mund t´i mbyllë sytë para fakteve demografike. Gjermanisë do i mungojnë deri në vitin 2030 gjashtë milionë krah pune, bëjnë të ditur prognozat e reja të Agjencisë Federale të punës. Një tkurrje e tillë drastike e potencialit të krahut të punës frenon zhvillimin dhe dinamikën inovative, paralajmëron Klaus Zimmermann, drejtor i Institutit për të ardhmen dhe punën.
“Ulja e numrit të popullsisë deri në vitin 2030 në 77 milionë dhe deri në vitin 2060 në 65 milionë, rrezikon bazën financiare të sigurimit tonë social.”
Pengesa më e madhe për tu bërë pjesë e tregut gjerman të punës kanë qenë deri tani të ardhurat që duhet të tregojë një migrant që vjen nga shtetet që nuk janë anëtarë të BE-së. Kufiri i të ardhurave është të paktën 66 mijë euro në vit. Kjo shumë është parë si shumë e lartë, thuhet nga ekonomia dhe në Lidhjen e sindikatave gjermane. Në bazë të këtyre ligjeve aktuale vetëm 150 vetë kanë marrë të drejtën e qëndrimit në vit.
Kjo duhet ndryshuar tani. Me ligjin për zbatimin e direktivave të BE-së për specialistët shumë të kualifikuar Gjermania në fillim të këtij muaji ka filluar me debatet e para në parlament. Qeveria federale do të ulë kufirin minimal të të ardhurave. Kush kërkon të marrë një “Blue Card” duhet të ketë mbaruar një shkollë të lartë dhe të tregojë që merr të paktën 44 mijë euro në vit. Në këtë mënyrë ai merr lejen e qëndrimit dhe pas tre vitesh /albinfo.ch& DW/
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











