Shkurt.ch
Blocher jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të SVP/UDC-së
"Nga muaji prill nuk do të jem më nënkryetar i SVP-së», ka thënë Blocher. Dhe ka shtuar «unë i takoj gardës së vjetër».
Vetëm një ditë pas bërjes publik të vendimit për dorëheqje të kryetarit të SVP/UDC-së, Toni Brunner, dorëheqjen e ka paralajmëruar edhe nënkryetari i kësaj partie dhe ideologu i saj shumëvjeçar, Christoph Blocher.
Gazeta «Sonntagsblick» bën të ditur se doajeni i kësaj partie, politikani kontravers rreth 75 vjeçar do të japë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të partisë, në muajin prill. Megjithëkëtë partia e Blocherit nuk ka dhënë ndonjüe konfirmim zyrtar të këtij lajmi, transeton albinfo.ch.
Ndërsa për gazetën e përmendur, Blocher ka thënë verç tjerash: «Nga muaji prill nuk do të jem më nënkryetar i SVP-së». Dhe ka shtuar «unë i takoj gardës së vjetër».
Me këtë veprim, Blocher po i jep fund funksionit të tij të fundit politik. Në vitin 2014 ai tashmë i kishte dhënë lamtumirën edhe Parlamentit Nacional, gjegjësisht detyrës së tij si deputet.
Njëkohësisht me Blocherin, dorëheqjen e ka paralajmëruar edhe nënkryetari tjetër i SVP-së, deputeti Walter Frey. Këtë e ka konfirmuar kryetari në detyrë, Toni Brunner. Por ky i fundit ka theksuar se nuk dëshiron që dy doajenët të largohen tërësisht. Ata, sipas tij i nevojiten partisë për të ruajtur kontinuitetin. Për Brunner-in Blocher-i është “një institucion në vete” dhe “ka ndikuar në politikën zvicerane më shumë se cilido politikan tjetër i vendit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












