Bota
Bllokada në Austri, problem edhe kripa
Prodhimi dhe dorëzimi i kripës për të shkrirë dëborën kanë pësuar vërtetë anomali në Austri për shkak të reshjeve rekord të dëborës, të regjistruara në vend që prej një jave, njoftoi kompania prodhuese e kripës “Salinen Austria”.
“Ndërkohë që kërkesa është në pikun më të lartë, kompania me seli në zemër të Alpeve, po përjeton vështirësi të mëdha për të mundësuar dorëzimin në shumë akse që është bllokuar ose ndaluar qarkullimi për shkak të rreziqeve të ortekëve”, njoftoi zëdhënësja, Katharina Steiner për agjencinë APA.
Përveç kësaj shumë punonjës të ish-monopolit të shtetit, i cili punëson rreth 500 persona nuk munden të shkojnë në punë, gjë që ka shkaktuar anomali në prodhim, transmeton “ATSH”.
Kompania “Salinen Austria”, selia e së cilës ndodhet në Ebensee, pranë Salzburgut dorëzoi dimrin e kaluar 500 000 tonë kripë për të shkrirë rrugët nga dëbora, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













