Kosova
Blinken: Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakthyeshme
Edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony J.Blinken ka uruar Kosovën në 14-vjetorin e shtetësisë së saj, përcjell albinfo.ch.
Ai ka përgëzuar popullin e Kosovës duke thënë se partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës i ka rrënjët në vlerat demokratike të përbashkëta.
Ai tutje tha se janë krenarë ta mbështesin shtetin e Kosovës.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e përgëzoj popullin e Kosovës përderisa festoni përvjetorin tuaj të katërmbëdhjetë si shtet sovran e i pavarur. Partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i ka rrënjët në vlerat demokratike të përbashkëta. Si një ndër demokracitë më të reja në botë, Kosova dhe qytetarët e saj me të drejtë janë krenarë për përparimin e arritur gjatë këtyre 14 viteve. Nga ana jonë, jemi krenarë që ju mbështesim në këtë ndërmarrje. Përderisa pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakthyeshme dhe të pacenueshme, ndërtimi i institucioneve të fuqishme demokratike dhe gjithëpërfshirëse që iu shërbejnë të gjithë qytetarëve kërkon vendosmëri. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Kosovës përderisa ajo punon për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj”, ka uruar Blinken.
Ai ka thënë se mirëpresin që me të drejtë Kosova ta zë vendin e saj përkrah fqinjëve të saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike.
Sekretari amerikan i shtetit ka theksuar se mbështetin dialogun e lehtësuar nga BE-ja si mënyrë për të arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruar në njohje reciproke.
“Ne mirëpresim që Kosova me të drejtë të zë vendin e saj përkrah fqinjëve të saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike dhe theksojmë mbështetjen tonë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja si mënyrë për të arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruar në njohje reciproke. Ne jemi mirënjohës për lidershipin e Kosovës përtej kufijve të saj – për bujarinë tuaj në pritjen e afganëve të pambrojtur dhe kontributin tuaj për sigurinë dhe stabilitetin global. Popullit të Kosovës i uroj paqe, prosperitet dhe shëndet përderisa vazhdoni udhëtimin tuaj demokratik dhe përderisa, bashkërisht, e forcojmë edhe më tej miqësinë tonë të palëkundur”, ka përfunduar urimin Blinken.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














