Lajme
Bletarët e Kosovës, pjesë e Organizatës Botërore të Bletarisë
Sipas të dhënave nga Ministra e Bujqësisë, në Kosovë aktualisht veprojnë rreth 6500 bletarë me rreth 70500 koshere bletësh
Lidhja e Bletarëve të Kosovës shumë shpejt do të jetë pjesë e Organizatës Botërore të Bletarisë “Apimondia”, e cila ka konfirmuar se e ka njohur të drejtën e anëtarësimit të bletarëve kosovarë në këtë organizatë. Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi që zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi pati me përfaqësuesit e Lidhjes së Bletarëve.
Në këtë takim, siç thuhet në një komunikatë për media, është bisedua për hapat e mëtejmë të bashkëpunimit mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Lidhjes së Bletarëve.
Zëvendësministrit Januzi, tha se anëtarësimi në këtë organizatë, ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e mëtejmë të bletarëve në vend dhe sipas tij, kjo arritje është bërë falë bashkëpunimit të Lidhjes së Bletarëve me Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Ndryshe, sipas të dhënave të kësaj ministre, në sektorin e prodhimit të mjaltit në Kosovë, aktualisht veprojnë rreth 6500 bletarë me rreth 70500 koshere bletësh. Kosova, ndërkaq ka kushte mjaftë të përshtatshme për t`u marrë me bletari, sidomos Rrafshi i Dukagjinit, ku sipas ekspertëve, ekzistojnë 127 lloje të bimëve mjaltëdhënëse me vegjetacion nga pranvera e hershme deri në vjeshtën e vonshme.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












