Integrimi
Blerim Bunjaku alarmon: “Myslimanët e moderuar frikësohen për jetën e tyre”
"Myslimanët e moderuar, të cilët janë deklaruar kundër ekstremizmit, frikësohen për jetët e tyre", përcjell albinfo.ch deklarimin e politikanit shqiptarozviceran, Bunjakut.
Pas arrestimit të sotëm të dhjetë frekuentuesve të xhamisë An Nur të Winterthurit, të dyshuar për ushtrim dhune, politikani shqiptarozviceran Blerim Bunjaku ka ngritur alarmin për rrezikun të cilit po i nënshtrohen sipas tij myslimanët e moderuar.
Siç ka shkruar tashmë edhe albinfo.ch, dhjetë të arrestuarit dyshohen se kanë keqtrajtuar dhe mbajtur mbyllur dy besimtarë të tjerë, duke i fajësuar ata si “spiuj”. Sipas tyre, dy personat e përmendur i kanë ofruar një gazetari zviceran informata “të brendshme” nga xhamia, mbi të cilat ai ka botuar artikullin ku akuzon një imam të kësaj xhamie për thirrje për dhunë ndaj myslimanëve të moderuar.
Blerim Bunjaku, aktivist i SP-së dhe i deklaruar si besimtar mysliman në një intervistë për 20minuten.ch ka thënë me këtë rast se “situata rreth xhamisë An`Nur mund të përshkallëzohet., transmeton albinfo.ch. Policia, drejtësia dhe qyteti i Winterthurit është dashur të kishin vepruar më herët”. Ndërsa sipas tij vetëm mbyllja e xhamisë në fjalë nuk mjafton. Myslimanët e moderuar, të cilët janë deklaruar kundër ekstremizmit, frikësohen për jetët e tyre, përcjell albinfo.ch deklarimin e Bunjakut. Kështu, tash ka shumë rëndësi që forcat e moderuara të mbështeten dhe drejtësia të veprojë. “Sa kohë që vazhdon të ekzistojë shoqata An`Nur, ata do të vazhdojnë të takohen në prapavijë”.
Video:
http://m.20min.ch/schweiz/zuerich/story/13081853
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










