Integrimi
“Blen” 6 banesa pa paguar asgjë, 3 vjet e gjysmë burg për kosovarin
Ai i kishte ofruar shitësit një shkresë sipas të cilës posedonte një pasuri prej 27 milionë eurosh në një bankë të Zvicrës
Një kosovar 62 vjeç i kishte kontraktuar nga një kompani patundshmërish katër banesa në ndërtim në Flachgau dhe dy të tjera, të përfunduara në Salzburg (Austri). Ndonëse çmimi i të gjitha banesave bënte së bashku 2.3 milionë euro, ai kishte mundur t`i kontraktonte ato pa ofruar asnjë garanci bankare.
E tëra që i kishte ofruar shitësit, ishte një shkresë sipas të cilës ai posedonte një pasuri prej 27 milionë eurosh në një bankë të Zvicrës. Pasi i kanë nënshkruar kontratat atai kanë verifikuar ato te notari.
Por, ende pa paguar asgjë, kosovari tashmë i dënuar për mashtrim, e ka shitur njërën nga banesat e “e tij”. 174.000 euro i ka marrë ai nga një familje që e ka blerë banesën me hapësirë 105 metra katrorë. Dëshmia që i ka treguar blerësit, ka qenë kontrata e vërtetuar te notari ndërsa blerësit i ka sugjeruar të mos e noterizojë atë për t`i ikur shpenzimeve të panevojshme.
As ai dket se nuk e kishte kërkuar ndonjë dëshmi tjetër dhe e kishte “blerë” banesën duke paguar 54.000 euro në rata, shkruan orf.at. Ndërsa në njërën nga banesat, kosovari është vendosur vetë dhe aty ka banuar deri sa është arrestuar.
E gjithë kjo aventurë atij i ka kushtuar me 3 vjet e gjysmë burg që ia ka shqiptuar të hënën një gjykatë në Salzburg. Ndërkaq, mikesha 49 vjeçare e tij është liruar si e pafajshme.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











