Integrimi
Blatter shkon në Serbi për të ndërmjetësuar për Kosovën
Malaj: "Blatter më tha se menjëherë pas këtij vikendi do të shikojë mundësinë të shkojë në Serbi, ku planifikon të takohet edhe me presidentin e atjeshëm, Tomislav Nikoliq”
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter ka njoftuar sot ambasadorin e Republikës së Kosovës në Zvicër, Naim Malaj për rrjedhat e mbledhjes dyditore të komitetit ekzekutiv të FIFA-s të mbajtur në Cyrih.
Siç bën të ditur Malaj për albinfo.ch, Blatter e ka marrë atë personalisht në telefon për t`ia sqaruar qëndrimin më të ri të rrugës së zgjidhjes që do ta marrë çështja e lojërave miqësore të kombëtares së Kosovës.
“Rasti i Kosovës, respektivisht letra e kryeministrit kosovar ka qenë në rend dite të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv. Ka hasur simpati por edhe në kundërshtime. Këto të fundit sidomos nga “Grupi i Platinit”, gjegjësisht disa vendeve evropiane që përfaqësojnë UEFA-n në komitetin e FIFA-s”, transmeton Malaj fjalët e njeriut të parë të Organizatës Botërore të Futbollit.
Ndërsa më e rëndësishmja që ka dalë nga kjo bisedë, siç thotë Malaj, ka qenë qëndrimi i Blatter-it për të shkuar në Serbi, ku do të përpiqet të ndërmjetësojë me strukturat e atjeshme politike dhe ato të futbollit një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.
“Blatter më tha se menjëherë pas ndeshjeve të këtij vikendi do të shikojë mundësinë për të shkuar në Serbi, ku planifikon, veç tjerash, të takohet edhe me presidentin e atjeshëm, Tomislav Nikoliq”. Ai është optimist se çështja do të marrë një zgjidhje pozitive. “Besoj se do ta heqim këtë padrejtësi”, ka thënë Blatter,siç njofton Malaj.
Këtë optimizëm Blatter e mbështet edhe në zhvillimet e fundit, sipas tij pozitive, politike në raportin Kosovë-Serbi në Bruksel.
Malaj me këtë rast vë theksin edhe në aftësitë negociuese të shefit të FIFA-s. Ai e vlerëson nismën e Blatter-it si edhe një hap drejt ndërkombëtarizimit të futbollit kosovare.
Siç është njoftuar opinioni tashmë, të enjten, presidenti i FIFA-s ka kumtuar se komiteti ekzekutiv e ka ngarkuar atë që të ndërmjetësojë në mes të Serbisë dhe Kosovës lidhur me çështjen kontestuese të pjesëmarrjes së kombëtares kosovare në ndeshjet miqësore ndërkombëtare.
Me vendimin e FIFA-s, Kosova duhet që për të luajtur në ndeshjet e përmendura të marrë lejen e Serbisë. Ky vendim me gjithë përpjekjen e Blatter-it nuk ka mundur të anulohet, por ngarkimi i këtij të fundit për të ndërmjetësuar, konsiderohet si një rrugë drejt zgjidhjes se kompromisit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









