Lajme
Biznesmen në Kosovë, mashtrues në Amerikë
Një afarist në Kosovë është duke u hetuar nga autoritetet amerikane për një mashtrim multimilonësh në Njew York. Ai shet arka fiskale në Kosovë
Një kompani që ka lëshuar “rrënjë” në Kosovë për shitjen e arkave fiskale, është vërtetuar nga autoritetet amerikane se udhëhiqet nga një biznesmenë që ka dosje për mashtrim multimilionësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Imer Shahini akuzohet për mashtrime financiare në New York së bashku me 6 persona të tjerë.
Mes tyre, Jason Galanis, me të cilin ka të regjistruar edhe në Kosovë një kompani që merret me ndërmjetësim në afarizmin e tregjeve financiare, në shërbimet e ndërmjetësimit për letra me vlerë dhe kontrata të mallit, nxjerrje të naftës së papërpunuar, aktivitete mbështetëse për nxjerrjen e naftës dhe gazit natyror, etj.
Kompania “Dorian & Pan Illyrian partnership L.L.C.” është regjistruar në Kosovë në vitin 2010, ndërsa Shahini me kompaninë “Printec” ka furnizuar me arka fiskale një pjesë të bizneseve të Kosovës. Fitimi me arka fiskale është tepër i madh, edhe për shkak të monopolit, pasi që çdo biznes kosovarë është i detyruar ta ketë arkën fiskale që kushtin qindra euro.
Kompania e tij është në mesin e katër kompanive të licencuara për arka fiskale, raporton “koha ditore”. Megjithatë, Shahini siç thuhet në njoftimin e kësaj gazete, vazhdon të jetë i lirë falë një shkronje, pasi që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i regjistruar me Ymer ndërsa në Kosovë me emrin Imer.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











