Kosova
Bizneset përkrahin taksën për produktet serbe
Oda Ekonomike e Kosovës njofton se ka mbajtur një takim informues me biznese të sektorëve të ndryshëm lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj importit të produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Në njoftim thuhet se komuniteti i biznesit përkrah bashkërisht vendimin qeveritar, duke pasur konsiderata për interesin e përgjithshëm shtetëror.
Bizneset e prekura nga kjo taksë kërkojnë qartësim të afatit kohor të këtij vendimi dhe informim më të detajuar rreth proceseve përcjellëse.
OEK thotë se bizneset shprehin nevojën për koordinim më të mirë ndërinstitucional për klasifikimin e brendeve ndërkombëtare, mallin që gjendet në depot doganore dhe politikave shtetërore për mbështetjen e prodhimeve vendore.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













