E-Diaspora
Bizneset nga Kosova takojnë partnerë të rinj në Amerikë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, së bashku me një delegacion të bizneseve kosovare, kanë qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kanë zhvilluar takime me përfaqësues të asociacioneve të biznesit, organizata të inovacionit dhe ndërmarrësisë, si dhe biznese individuale në këtë shtet amerikan.
Ata kanë takuar drejtoreshën ekzekutive të Odës Ekonomike Evropiano-Amerikane me seli në Nju-Jork, Yvonne Bendinger-Rothschild, përcjell albinfo.ch.
Në takim u diskutua për progresin e shënuar në Kosovë në aspektin e të bërit biznes, por edhe lidhur me kërkesat që kompanitë kosovare kanë për investitorët amerikanë, ndërsa Bendinger-Rothschild u zotua për mbështetje të kompanive kosovare, përfshirë edhe gjetjen e partnerëve afaristë.
Me mbështetje të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës, delegacioni pati mundësi të vizitojë edhe organizatën SAP Next Generation në Nju-Jork, e cila drejton programin e inovacionit dhe ndërmarrësisë që mes tjerash angazhohet edhe për implementimin e Synimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.
Aty u pritën nga zëvendëspresidentja Ann Rosenberg, e cila sqaroi për punën e jashtëzakonshme që bëhet në atë qendër për nxitjen e inovacioneve. Ajo premtoi edhe përkrahjen e saj për zhvillimin e një programi të ngjashëm edhe në Kosovë.
Delegacioni qëndroi edhe në Bronx, ku u prit nga Dren Deva, pronar i kompanisë TV Alb, e cila merret me ofrimin e shërbimeve televizive në SHBA. Deva i njoftoi bizneset kosovare për planet e ardhshme të biznesit, të cilat përfshijnë ngritjen e një kompanie të distribuimit dhe shitjes, që do të ketë në fokus importimin e produkteve nga Kosova.
E-Diaspora
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë Gjetjet e ekipit të drejtuar nga Prof. Dr. Ardian Jusufi një ditë mund të mundësojnë prodhimin...
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz