Kosova
Bizneset kosovare i shmangen obligimeve tatimore
Numri i bizneseve, që i janë përgjigjur thirrjes së institucioneve kompetente për t’u pajisur me arka fiskale, vazhdon të mbetet i ulët
Bizneset kosovare vazhdojnë t’u ikin detyrimeve shtetërore, duke iu shmangur fiskalizimit. Nga mbi 150 mijë biznese sa thuhet se janë të regjistruara në Kosovë vetëm rreth 30 mijë prej tyre kanë arka fiskale, ndërsa edhe qytetarët tregohen të pakujdesshëm për kërkimin e kuponit fiskal pas blerjes.
Procesi i vendosjes së arkave fiskale ka filluar në vitin 2010 dhe qëllimi nga Administrata Tatimore e Kosovës ishte evitimi i evazionit fiskal.
Valentina Bytyçi – Sefa është zëdhënëse në Administratën Tatimore të Kosovës. Ajo thotë për REL se projekti i fiskalizimit është vetëm një nga shumë projekte që zbaton ATK-ja dhe se ky proces është në rrugë të mirë të zbatimit.
“Procesi i fiskalizimit është proces permanent, i cili ndërlidhet me paraqitjen e bizneseve të reja në treg, si dhe daljen nga tregu të atyre ekzistueseve. Numri i bizneseve të fiskalizuara që nga viti 2010 e deri më sot është 27,102 – kurse pajisje fiskale që operojnë në tregun e Republikës së Kosovës janë 35,408”, bën të ditur Sefa- Bytyçi.
Zyrtarë qeveritarë në vazhdimësi kishin paralajmëruar luftë të pakompromis kundër evazionit fiskal. Ata kishin deklaruar se si pasojë e ekonomisë joligjore janë miliona euro në vit, të cilat nuk arkëtohen në arkën e shtetit. Ndërkohë, raportet e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare kishin vënë në pah se evazioni fiskal në Kosovë arrin në mbi 30 për qind.
Mos-fiskalizimi i të gjitha bizneseve nga përfaqësues të shoqatave ekonomike që mbrojnë interesat e bizneseve, thuhet se po shkakton konkurrencë të pabarabartë në tregun e Kosovës.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë se mos-pajisja e bizneseve me arka fiskale i ka pamundësuar shtetit të Kosovës që të ketë një pasqyrë reale të qarkullimit dhe t’i mbledhë të gjitha të hyrat për buxhetin e shtetit. Kjo, shton Zeka, ka pamundësuar luftimin e ekonomisë joformale.
Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Sefa- Bytyçi, thotë se vetëm gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, përmes linjës së bashkëpunimit janë raportuar 192 raste, ku janë lëshuar 85 gjoba, në vlerë prej 92, 820 eurosh. Ndërkaq, numri i rasteve të gjetura përmes kutisë së vërejtjeve është 127, kurse numri i gjobave për këto raste është 86 në vlerë prej 36,000 eurosh.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










