Lajme
Bizneset gjermane nuk presin kthim të shpejtë në normalitet
Ekonomia e Gjermanisë ka të ngjarë të zvogëlohet deri në 6.6% këtë vit pasi bizneset presin që do t'u duhen mesatarisht nëntë muaj para se të kthehen në normalitet pas koronavirusit, tha të enjten Instituti gjerman 'Ifo'.
Ifo parashikon që ekonomia më e madhe e Evropës do të rritet vitin e ardhshëm. Sondazhet e fundit sugjerojnë se Gjermania po rimëkëmbet ngadalë, pasi jeta ekonomike ishte e kufizuar në fund të marsit për shkak të koronavirusit, shkruan reuters, përcjell albinfo.ch.
Ifo, megjithatë, tha që disa biznese janë të bllokuara për rikuperime më të gjata dhe më të dhimbshme. Udhëtimi, mikpritja dhe prodhimi i makinave priten rekuperime më të gjata, ndërsa aviacioni pret që normalizimi të zgjasë 16 muaj. Ifo pret që ekonomia të tkurret 12.4% në tremujorin e dytë të vitit 2020. Në skenarin e tij më të keq, në të cilin një kthim në normal u desh 16 muaj, ekonomia do të tkurret 9.3% këtë vit dhe do të rritet 9.5% më 2021.
Në rastin më të mirë, kompanitë do të rimarrin veten brenda pesë muajve, ekonomia do të tkurret vetëm 3.9% në vitin 2020 dhe zgjerohet në 7.4% vitin e ardhshëm, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










