Lajme
Bizneset e vogla larg standardeve të BE-së
Autoritetet qeveritare në Kosovë janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme që Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NMV), të plotësojnë kushtet bazë për inkuadrimin e tyre në Bashkimin Evropian.
Ekzistojnë dhjetë fusha veprimi, nëpërmjet të cilave Akti Evropian për Biznese të Vogla, monitoron arritjet vjetore të vendeve anëtare të këtij akti, pjesë e të cilit është edhe Kosova, raporton Radio Evropa e Lirë.
Në qershor të vitit 2003 në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Selanik, Kosova ka bërë zotimet e veta për përmbushjen e obligimeve që sjellin parimet e Kartës në dhjetë fusha të saj, të cilat kanë për qëllim që të mbështesin dhe të inkurajojnë bizneset e vogla.
Kryeshefi i Agjencisë së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, Granit Berisha, njëherësh koordinator kombëtar për Kosovë i Aktit Evropian për Biznese të Vogla, tregon përpjekjet që po bëjnë në plotësimin e fushave të veprimit.
“Në këtë kontekst ne jemi pjesë e kësaj iniciative, dhe e përdorim këtë dokument si udhërrëfyes, për t’i bashkërenduar politikat ndaj NVM-ve me ato të Unionit Evropian. Ne gjithashtu e kemi të aprovuar strategjinë për zhvillimin e NMV-ve, që është aprovuar nga Qeveria e Kosovës në korrik të vitit 2011. Për momentin jemi duke e finalizuar planin implementues. Pra, ne, mund të them se jemi në përputhje të plotë me politikat e Unionit Evropian dhe qasjes ndaj Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme”, shprehet Berisha.
Ai thekson se deri më tash, ka pasur rezultate në këtë fushë, por megjithatë, edhe sfidat nuk mungojnë.
“Disa prej fushave me të cilat jemi duke punuar intensivisht, me të cilat po hasim disa vështirësi dhe po mundohemi të mësojmë nga praktikat më të mira të rajonit, janë qasja e NVM-ve në financa, zhvillimi i një mjedisi ligjor ku përkrahen pagesat e rregullta dhe transaksionet komerciale, pastaj inkurajimi dhe mbështetja e NVM-ve për të përfituar nga tregjet e rritjes”, thotë Berisha.
Në anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike, konsiderojnë se eliminimi i faktorëve pengues ndaj zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, mbetet sfidë për autoritetet kompetente.
Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, thekson se tek autoritetet kompetente janë të regjistruara shumë ndërmarrje, por zhvillimi i tyre gjatë dekadës së fundit ka qenë shumë i ngadalshëm.
Ai vlerëson se Kosova është larg plotësimit të dhjetë linjave të veprimit.
“Është një problem mjaft i vështirë. Në fund të fundit problemi qëndron se në Agjencinë për Regjistrimin e bizneseve kemi shumë firma të vogla dhe mesme të regjistruara , por zgjerimi dhe rritja e tyre është shumë e ngadalshme”.
“Problemi kryesisht paraqitet në mungesën e zgjerimit dhe absorbimit të hapjes së vendeve të reja të punës. Në shtetet e Unionit Evropian, këto firma janë promotorë të zhvillimit, ku përafërsisht punësojnë 2/3 e të gjithë të numrit të të punësuarve, dhe krijojnë të ardhura dhe profite shumë të larta”, bën të ditur Bektashi.
Sipas autoriteteve kompetente, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë përbëjnë rreth 99 për qind të numrit të përgjithshëm të bizneseve në Kosovë, krijojnë 3/4 e bruto prodhimit vendor, ndërkaq absorbojnë rreth 65 për qind të vendeve të reja të punës.
Sido që të jetë, disa nga kushtet bazë për inkuadrimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Bashkimin Evropian, që Kosova duhet të plotësojë, janë minimizimi dhe eliminimi i barrierave administrative, ulja e kostos dhe kohës së fillimit dhe vazhdimit të biznesit, tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe abuzimit.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













