Lajme
Bizneset nga Zvicra, prijnë për investime në Kosovë
Pronarët zviceranë, edhe pse renditen të tretët për nga numri i bizneseve, mbajnë primatin për shumën e investimeve me 34.4 milionë euro për pesë mujorin e parë të vitit 2015
Bizneset me pronarë zviceranë që kanë investuar në kosovë e zënë vendin e parë për nga shumë e investimeve, edhe pse radhiten të tretat për nga numri i njësive të investuara. Këto statistika janë dhënë nga Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë, për periudhën 5 mujore të këtij viti.
Krahasuar me bizneset e tjera të huaja, bizneset me pronarë nga Shqipëria janë në numrin më të madh në Kosovë, raporton Tribuna.
Të dhënat e Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë tregojnë se janë 42 biznese nga ky shtet që veprojnë aktualisht në vend. Por, Shqipëria është e gjashta sa i përket vlerës së investimeve për periudhën janar-maj 2015, me 13.4 milionë euro.
Ndërkaq, pronarët zviceranë, edhe pse renditen të tretët për nga numri i bizneseve, me 21 sosh, mbajnë primatin e shtetit me më së shumti investime, me 34.4 milionë euro për pesë mujorin e parë të 2015-ës. Në vendin e dytë janë bizneset nga Austria dhe ato nga Turqia, për të vazhduar nga Serbia…
Ndryshe, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë dy viteve të kaluara është vërejtur një rënie e theksuar e Investimet e huaja në Kosovë. “Këtë tremujor investimet e huaja kanë arritur në 38 milionë euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ishin investuar 60 milionë euro”, thuhet në raportin e BQK-së.
Kulmi i investimeve të huaja në Kosovë, ka arritur në vitin 2007 kur investimet patën arritur në 440 milionë euro. Sipas raportit të Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në Kosovë gjatë periudhës 2008 – 2011 kanë mbajtur një nivel të ngjashëm prej mesatarisht 8,3 për qind të PBB-së.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










