Integrimi
BISH dhe UBISHZ urojnë besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit
Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare dhe Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër kanë uruar besimtarëve myslimanë që jetojnë në ardhjen e muajit të Ramazanit.
“Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare dhe Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër njoftojnë besimtarët myslimanë se dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit është ditën e hënë, më 06.05.2019, ndërsa namazi i parë i taravisë falet në mbrëmjen e së dielës, më 05.05.2019.
BISH dhe UBISHZ me këtë rast u urojnë të gjithë besimtarëve myslimanë që jetojnë në Zvicër ardhjen e muajit të Ramazanit, duke e lutur All-llahun e Lartë që netët dhe ditët e tij të jenë plotë fetarësi, gjallëri, mirësi, harmoni, tolerancë dhe dashuri të ndërsjellë”, thuhet në urimin e tyre.
Ata gjithashtu kanë thënë se Ramazani paraqet një mundësi të madhe jetësore për secilin besimtar, pasi që në këtë muaj ai e hap zemrën e tij për të depërtuar në të drita e besimit dhe e fesë; drita e dijes dhe e vetëkontrollit. Në Ramazan është forca jonë, është lidhja jonë më e madhe me Zotin dhe me botën, me njeriun, me familjen dhe me shoqërinë, përcjell albinfo.ch.
“Ne lutemi që ky muaj i bekuar të jetë një muaj i lehtë dhe i begatë për të gjithë ata që do ta kalojnë me ibadet, me vepra të mira dhe që do të gjejnë mundësinë për t’u përmirësuar dhe për t’u bërë më të mirë. Le të sjell ky Ramazan paqen dhe sigurinë midis nesh, midis xhemateve tona dhe te të gjithë njerëzit në botë. Magfireti, mëshira dhe falja e All-llahut Fuqiplotë qofshin mbi të gjithë ju”!
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














