Lajme
Bisedimet Kosovë-Serbi mund të ndërpriten në vjeshtë
Sipas medieve kosovare bisedimet mund të pengohen edhe nga zhvillime të brendshme politike në të dyja vendet

Për shkak të zgjedhjeve parlamentare është e mundur që të procesi i filluar i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërpritet në vjeshtë. Ndërsa, sipas medieve kosovare, bisedimet mund të pengohen edhe nga zhvillime të tjera të brendshme politike në të dyja vendet, pavarësisht dakordimit të palëve për dy takime brenda një muaji në Bruksel.
Dy shefat e delegacioneve – Edita Tahiri dhe Borislav Stefanoviq, thanë dje se gjatë takimit të parë në Bruksel ka pasur përparime
Përderisa partia më e madhe opozitare, LDK-ja, e ka vlerësuar si veprim të papërgjegjshëm të Qeverisë, që pa miratimin e Kuvendit, ka hyrë në bisedime dhe është rezervuar nga komentet e mëtutjeshme, dy partitë tjera opozitare – AAK dhe Vetëvendosje i bëjnë thirrje Qeverisë të ndërpresë dialogun e filluar me Serbinë.
Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, thotë se negociatat me Serbinë duhet të ndërpriten, pasi që ato, sipas tij, janë të dëmshme dhe nuk mund t’i sjellin asnjë të mirë Kosovës.
Deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, thotë se procesi duhet të ndërpritet dhe të përgatitet më mirë, pasi vlerëson se Kosova ka hyrë e papërgatitur në bisedime.
Për bisedimet me Serbinë, Qeveria e Kosovës nuk arriti të sigurojë konsensusin me opozitën në Kuvend. Rezoluta e miratuar në mbështetje të këtyre bisedimeve mori vetëm votat e partive në pushtet.
Ky fat besohet se do të mund t’i përcjellë edhe marrëveshjet eventuale që pala kosovare do t’i arrijë me Serbinë gjatë bisedimeve, sidomos ato që kërkojnë ratifikimin në Kuvend.
E-Diaspora
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris Të dy dëshmuan talent, përkushtim dhe nivel të lartë përgatitjeje...
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri