Lajme
Vaksina Pfizer ka të ngjarë të ofrojë mbrojtje ndaj Omicron
Vaksina e krijuar për COVID-19 nga BioNTech dhe Pfizer ka të ngjarë të ofrojë mbrojtje të fortë kundër çdo sëmundjeje të rëndë nga varianti i ri Omicron i virusit, tha shefi ekzekutiv i kompanisë BioNTech, Ugur Sahin.
Gjatë dy javëve të ardhshme do të përfundojnë testet laboratorike për të analizuar gjakun e njerëzve që kishin dy ose tre doza të vaksinës Comirnaty të BioNTech-ut për të parë nëse antitrupat e gjetur në gjak çaktivizojnë Omicronin, duke hedhur dritë mbi mundësinë nëse do të nevojiten vaksina të reja.
“Ne mendojmë se ka të ngjarë që njerëzit të kenë mbrojtje thelbësore kundër sëmundjeve të rënda të shkaktuara nga Omicron”, tha shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i kompanisë BioNTech, Ugur Sahin. Ai specifikoi si sëmundje të rënda ato që kërkojnë kujdes spitalor ose intensiv.
Sahin tha se pret që testet laboratorike të tregojnë njëfarë humbje të mbrojtjes nga vaksina për shkak të Omicronit, por shkalla e asaj humbjeje ishte e vështirë të parashikohet.
Firma bioteknike po punon me shpejtësi për një version të përmirësuar të vaksinës së saj, megjithëse mbetet e paqartë nëse kjo është e nevojshme, shtoi ai.
Sahin tha se marrja e një vaksine të tretë përforcuese ka të ngjarë të japë një shtresë mbrojtjeje kundër infeksionit Omicron të çdo ashpërsie në krahasim me vetëm dy doza të vaksinës.
“Për mendimin tim nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. E vetmja gjë që më shqetëson për momentin është fakti se ka njerëz që nuk janë vaksinuar fare”, shtoi Sahin.
Besimi i rezervuar i BioNTech-ut është në kontrast me një ndjenjë alarmi të përcjellë nga shefi ekzekutiv i prodhuesit të vaksinave Moderna, Stephane Bancel.
Në një intervistë për Financial Times, ai ngriti mundësinë e një rënieje të ndjeshme të mbrojtjes kundër variantit të ri të koronavirusit nga vaksinat aktuale, duke shkaktuar shqetësime të reja në tregjet financiare për trajektoren e pandemisë. /VOA
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë Reagon Ambasada e Kosovës: Dy shtetas humbin jetën në aksidentin në Vjenë... -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains
Jeta në Austri
-
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë Reagon Ambasada e Kosovës: Dy shtetas humbin jetën në aksidentin në Vjenë... -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025












