Integrimi
Binjaket shqiptare, në serialin e njohur austriak “Soko-Donau”
Azili dhe arratisja janë temë e episodit të ri të serialit të njohur televiziv austriak “Soko-Donau”. Në këtë seri që po xhirohet në shtëpinë e azilit “Freunde schützen” luajnë edhe motrat binjake, shqiptaret me pejardhje nga Kosova Daniela dhe Doruntina Komani.
Në këtë shtëpi azili jetojnë 21 familje të rrezikuara pë dëbim. Shtëpia është ngritur para pesë vitesh dhe atëbotë pikërisht motrat Komani, atëbotë refugjate që banonin aty, që me fatin e tyre kishin bërë bujë në opinion. Vajzave simpatike nga Kosova pas dëbimit në vendlindje u qe mundesuar kthimi i sërishëm në Austri.
Sot ato kanë mbushur 13 vjet, ndjekin shkollën e mesme dhe luajnë në serialin Soko-Donau role amatore. “Gjatë xhirimeve nuk na janë ngjallur kujtimet e hidhura. Ne nuk mendojme më pë to”, thone binjaket për televizionin austriak ORF, transmeton albinfo.ch
Krahas motrave Komani në serial luajnë si statiste edhe fëmijë dhe të rritur tjerë, banorë të qendrës së azilit në skena si ato të dëbimit. Këto skena janë të ndjeshme për azilkërkuesit por ata kanë treguar të gjithë talent, thonë realizatorët e serialit.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













