Shqipëria
Biletat ‘low cost’ shtojnë numrin e udhëtimeve në Shqipëri

Hyrja e kompanive ajrore që ofrojnë bileta me çmim të ulët, të njohura si “low cost”, ka nxitur qytetarët shqiptarë për të shtuar udhëtimet jashtë vendit.
Nëntori, i cili ka edhe disa festa zyrtare shënoi edhe një ndër muajit me fluksin më të lartë të udhëtimeve të shtetasve shqiptarë jashtë vendit.
Të dhënat e publikuara sot nga Instituti i Statistikave Kombëtare (INSTAT) tregojnë se në muajin nëntor 2024, 629.845 shtetas shqiptarë kanë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 13,5 %, krahasuar me nëntorin e 2023.
Referuar të dhënave, numri i qytetarëve shqiptarë që dolën jashtë territorit ishte më i lartë se ai i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri, transmeton atsh përcjell albinfo.ch.
Statistikat tregojnë se numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 604.332. Ky numër është rritur me 10,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se të huajt shpenzuan në vendin tonë gati 4 miliardë euro përgjatë 9-mujorit janar-shtator.
Ndërsa sipas përllogaritjeve, shtetasit shqiptarë në udhëtimet e tyre jashtë shpenzuam 2 miliardë euro gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti.
Destinacionet kryesore të qytetarëve shqiptarë janë Italia e Gjermania, të lidhura këto edhe me numrin e lartë të emigrantëve shqiptarë në këto shtete. Ndërsa me rritje paraqiten edhe Turqia, Praga, Franca, apo Spanja.
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?