Kosova
Biletat e fluturimit në Zvicër, gati 50 për qind më të shtrenjta se në fillim të vitit
Fluturimi do të mbetet i shtrenjtë këtë verë
Në tremujorin e parë të vitit 2023, Swiss transportoi tre milionë pasagjerë – një rritje prej më shumë se 70 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por klientët po ndeshen me një ofertë të re gjatë sezonit veror. Këtë vit, Swiss po fluturon vetëm me 85 për qind të kapacitetit, përcjell albinfo.ch.
Çmimet janë rritur me 50 për qind që nga fillimi i vitit.
Këtë e tregojnë llogaritjet e shërbimit të krahasimit në internet Comparis. “Linjat ajrore janë përballur me probleme gjeopolitike,” thotë eksperti financiar i Comparis, Dirk Renkert (58). “Ata po luftojnë me problemet e zinxhirit të furnizimit dhe mungesën e punëtorëve të kualifikuar. Në kombinim me rritjen e kërkesës, kjo çon në rritje të konsiderueshme të çmimeve”.
SRF shkruan se fluturimet me distanca të gjata, të cilat tre vjet më parë ishin ende në dispozicion për 500 CHF, tani janë rritur në 1000 CHF, ndërkohë gjatë korrikut dhe gushtit pritet të trefishohen në mbi 1300 CHF.
Edhe me linjat ajrore me kosto të ulët, fluturimi për në një destinacion kushton një shumë treshifrore në vend të një shume dyshifrore, krahasuar me vitetet më parë.
Në fakt edhe Gjermania e Austria kanë rritur çmimet e biletave për udhëtimet e shkurtra brenda Evropës.
Zyrtarët të agjencive të fluturimit në Gjermani së fundmi kanë raportuar se sezoni turistik tashmë ka filluar që 13 ditë, (nisur nga 1 qershori). Me nisjen e sezonit, biletat nuk do të jenë më të njëjta, çmimet e tyre do të kenë rritje nga 2% deri në 10%, varësisht nga fluturimi që do të zgjedhni si destinacion.
Edhe mërgimtarët shqiptarë kanë treguar se marrja e një bilete avioni, kohët e fundit, pa dyshim është vënë re se kostoja e fluturimit është rritur mjaft, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se çmimet janë rritur jo vetëm si rezultat i rimëkëmbjes pas pandemisë dhe rritjes së çmimeve të karburanteve, por edhe si pasojë e masave për mbrojtjen e klimës.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











