Lajme
Biletat e aeroplanit shtrenjtohen për të paktën 30 franga, në mbrojtje të klimës
51 për qind nga këto të hyra shtesë do t`i kthehen popullit përmes uljes së çmimit të sigurimit shëndetësor, ndërsa 49% do të rrjedhin në një fond të ri për klimën
Me votimin që u bë sot në Dhomën e Kantoneve për vendosjen e shtesës në çmimin e karburanteve me qëllim reduktimin e emetimit të dioksid karbonit (CO2), i është hapur rruga edhe ngritjes së çmimeve të biletave të aeroplanëve.
Në dhjetorin e kaluar Dhoma Nacionale e Parlamentit kishte hedhur poshtë rritjen e çmimit në fjalë dhe kjo kishte shkaktuar valën e protestave për klimën në Zvicër, shkuan Tages Anzeiger.
Me votimin e sotëm të dhomës tjetër u tregua qartë ndryshimi i qëndrimit të politikës kundrejt lëvizjeve pro klimës dhe kjo pasqyrohet drejtpërdrejt edhe në çmimin e biletave të aeroplanëve.
Kështu, pasagjerët që fluturojnë nga aeroportet zvicerane do të duhet të paguajnë në mes 30 dhe 120 franga më tepër për një biletë, transmeton albinfo.ch. 51 për qind nga këto të hyra shtesë do t`i kthehen popullit përmes uljes së çmimit të sigurimit shëndetësor ndërsa 49% do të rrjedhin në një fond të ri për klimën.
Në debatin e zhvulluar në senat është thënë veç tjerash se zviceranët për transport përdorin aeroplanin dyfish më shumë se fqinjët e tyre, përcjell albinfo.ch Pagesa e shtesës prej 30 frangave në çdo biletë të fluturimeve të klasës ekonomike do ta ulë kërkesën për 10%, ka llogaritur administrata e Këshillit Federal.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











