Kosova
“BILD”: Skandal, nëse Këshilli i Evropës emëron ish-spiunin rus për Kosovën
Kondratiew ka qenë anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës,
Gazeta gjermane “Bild” ka shkruar sot për një skandal, në të cilin mund të përfshihet institucioni i Këshillit të Evropës me seli në Strasburg, në rast se zgjedh që për Përfaqësues Special për dialogun Kosovë-Serbi një ish-spiun që i kishte shërbyer Rusisë, raporton Gazeta Express.
Bëhet fjalë për Alexei Kondratiew, për të cilin gazeta gjermane ngre pikëpyetje se mund të emërohet i dërguar special për të zgjidhur çështjen e Kosovës.
Ky raportues do të ketë detyrë për të informuar Këshillin e Evropës lidhur me zhvillimet demokratike dhe mbi të gjitha për konfliktin në mes të Kosovës dhe Serbisë. Për ta bërë këtë janë përzgjedhur gjermani Peter Meyer, nga CDU, një holandez dhe rusi Alexei Kondratiew (48 vjeç).
Kondratiew ka qenë anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërsa që nga qershori 2019 është anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme të Këshillit të Federatës së Rusisë, transmeton Gazeta Express.
Por kush është në të vërtetë Alexei Kondratiew
Kondratiew ka qenë anëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Rusisë deri në vitin 2010, ndërkohë ka qenë në Kosovë në periudhën 1999-2001 si pjesë e shërbimit ushtarak rus.
Siç shkruan Bild, ai asnjëherë nuk e ka mbajtur sekrete qasjen e tij kundër Kosovë dhe qëndrimin pro Serbisë.
Tutje gazeta gjermane shkruan se ka edhe një numër të madh spekulimesh se Kondratiew ishte përfshirë në një skandal në Kosovë përgjatë vitit 2001, kur i dehur kishte shtënë me armë dhe kishte lënduar disa persona, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














