Autotech
Bien kërkesa për iPhone-t e rinj, modelet e reja shumë të shtrenjta
Shumë analistë dhe konsumatorë kanë thënë se iPhona-t e rinj kanë një çmim më të lartë
Apple, e cila ka ulur ndjeshëm parashikimin e shitjeve gjatë tremujorit javën e kaluar, tashmë ka reduktuar në masë prodhimin për tre modelet e reja të iPhone me rreth 10 për qind gjatë tremujorit janar-mars, bëri të ditur revista Nikkei Asian.
Ky parashikim ka zvogëluar dukshëm kërkesën së iPhone-ve në Kinë, tregu më i madh i smartfonëve në botë, ku ndër të tjera ngadalësimi i ekonomisë gjithashtu është goditur nga një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara.
Shumë analistë dhe konsumatorë kanë thënë se iPhona-t e rinj kanë një çmim më të lartë. Nga ana tjetër, Apple i kërkoi furnitorëve të saj në fund të muajit të kaluar për të prodhuar më pak modele si telefonat XS, XS Max dhe XR, njoftoi Nikkei.
Kjo kërkesë rezultoi përpara se Apple të njoftojë reduktimin e prodhimit, tha Nikkei. Shikimi më i zymtë i shitjeve, që Apple i atribuohet kërkesës së dobët të Kinës, nxiti një shitje të gjerë në tregjet botërore të aksioneve, transmeton ‘Scan’.
Kompania e kërkimeve të tregut Canalys vlerëson se dërgesat u ulën rreth 12 për qind në Kinë vitin e kaluar dhe pret që dërgesat e smartfonëve në vitin 2019 të ulin një tjetër 3 për qind, në më pak se 400 milionë për herë të parë që nga viti 2014, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












