Shkurt.ch
Bie zelli i zviceranëve për punë vullnetare
Përqindja e personave që kanë bërë punë vullnetare në vitin 2014 ka rënë në 25% nga 26% sa ka qenë katër vite më parë
Puna vullnetare, pa qëllim përfitimi por në të mirë të komunitetit, ka një traditë të gjatë dhe të pasur në Zvicër. Mirëpo, siç tregojnë të dhënat e reja, zelli për punë vullnetare te zviceranët po shënon rënie.
Gjatë vitit 2014, viti i fundit për të cilin janë nxjerrë shënimet, në Zvicër janë bërë 700 milionë orë pune vullnetare, shkruan topnews.ch. Kjo përbën 5.5 për qind të bruto roduktit të përgjithshëm vendor, siç ka llogaritur në një studim të realizuar Bashkësia Zvierane e Punës në të Mirë të Komunitetit.
Në krahasim me raportet e përpiluara në vitin 2007 dhe 2010, është shënuar një rënie e theksuar e punës vullnetare, transmeton albinfo.ch. Kjo shihet si në numrin më të vogël të personave që punojnë punë vullnetare, ashtu dhe në numrin e orëve të kësaj pune që realizojnë ata.
Përqindja e personave që kanë bërë punë vullnetare në vitin 2014 ka rënë në 25% nga 26% sa ka qenë katër vite më parë.
Po kështu në vitin 2014 ka pasur rënie të numrit të njerëzve që kanë dhuruar ndihma. Në vitin 2010 kishin dhuruar 77% të njerëzve që jetojnë në Zvicër ndërsa në vitin 2014 kjo përqindje kishte rënë në 71%.
Ndër punët vullnetare llogariten punët si përkujdesja për fëmijët, puna në shoqata, angazhimi (jo profesional) në politikë etj.
Për herë të parë, organizata ne fjalë e ka përfshirë në studimin e saj edhe punën vullnetare të kryer në internet. Në këtë pikë tregohet se është i angazhuar çdo katërti person që jeton në Zvicër.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











