Lajme
Bie ritmi i vaksinimit në Shtetet e Bashkuara
Në Nju-Jork beteja mbi vaksinimin e detyruar është ashpërsuar në distriktin më të madh shkollor të vendit.
“Do të më pushojnë nga puna. Kjo është dita ime e fundit”, thotë Asia Levystone, mësuese në Nju-Jork, e cila refuzon të vaksinohet.
“Do të humbasim ndoshta 10-15 për qind të stafit që do të thotë klasa më të mëdha e të mbipopulluara që do të jenë më pak të sigurta për nxënësit tanë”, thotë Annie Tan, mësuese e shkollave publike në Nju-Jork.
Vaksinimi i detyruar, që supozohej të hynte në fuqi të hënën, do të kishte lejuar qytetin të pezullonte punonjësit, pa pagesë, nëse ata nuk respektojnë udhëzimin. Sipas burimeve lokale rreth 10 mijë mësues mbeten të pavaksinuar.
Rastet e infektimeve po rriten mes nxënësve dhe personelit në shkolla duke ngritur shqetësimin e prindërve.
“Ideja se po të mbash maskë dhe distancë fizike, nuk ke pse të karantinohesh, është një farsë, sepse ne e dimë që fëmijët tanë nuk mund të mbajnë maskën për 8 orë dhe ne e dimë që ata nuk mund të mbajnë distancë fizike”, thotë Tauje Sutton.
Një përballje e ngjashme po shfaqet gjithashtu në spitalet e shtetit të Nju-Jorkut, ku një urdhëresë që kërkon që punonjësit e kujdesit shëndetësor të vaksinohen, hyn në fuqi të hënën.
Guvernatorja Kathy Hochul po përgatitet të sjellë personel shtesë dhe gardën kombëtare nëse spitalet kanë nevojë për ndihmë.
Në Oklahoma mijëra persona të kualifikuar po vërshojnë të marrin dozën e tretë. Punonjësi i shkollës publike, Matthew Luria, është mirënjohës që ka mundësinë për të marrë dozën përforcuese.
“Është mirë që ne kemi këtë mundësi dhe do të inkurajoja edhe të tjerët të shkojnë dhe të marrin vaksinën”.
Punonjësit e shëndetësisë kualifikohen gjithashtu për dozën e tretë.
“Të gjithë ne morëm sot dozen e tretë”, thotë Bob Manson me sistemin shëndetësor Saint Francis.
Në Kolorado, 51-vjeçari Tom Schneider, dikur skeptik për vaksinën, nuk e priste se do të duhej të vendosej më pas në respirator për një muaj.
“Kam ndryshuar mendimin. Nuk ia vlen të rrezikosh. Duhet të marrësh vaksinën, sepse ka kaq shumë faktorë që mund të ndikojnë dhe t’ju ndryshojnë tërë jetën ose t’ju vrasin”.
Shoqata e mësuesve të Nju-Jorkut e kundërshtoi vendimin për vaksinimin e detyruar, kështu që tani për tani duken fitimtarë, por beteja nuk ka mbaruar. Vendimi tani shkon para një paneli prej tre gjyqtarësh për shqyrtim të mërkurën./VOA
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










