Kosova
Bie numri i turistëve kosovarë në Shqipëri
Kujtojmë se Shqipëria përjetoi në vitin 2022 vitin më të mirë historik në turizëm ku numri i të huajve që shkelën në territorin e vendit ishte 7.5 milionë deri në dhjetor, ndërkohë që nga këta, sipas statistikave të turizmit, 7.1 milionë janë mirëfilli turistë, përcjell albinfo.ch.
Derisa tregje të ndryshme kanë pësuar rritje të dukshme dhe interes për të vizituar Shqipërinë, duket se disa tregje janë zbehur.
Ndërkohë, tani shifrat tregojnë për një rënie të papërfillshme të tregut më të madh që viziton Shqipërinë që është Kosova, por kjo tendencë sigurisht nuk është sinjal i mirë. Shifrat zyrtare tregojnë se nga janari në dhjetor 2022 Shqipërinë e vizituan 2.6 milionë shqiptarë të Kosovës.
Një vit më parë, pra në 2021, shifra është pak a shumë në të njëjtin nivel, por e parë në përqindje, kemi një rënie me 0.04 për qind të turistëve nga Kosova.
Mbetet e paqartë si është bërë vlerësimi i turistëve në kushtet kur gjatë verës nisi kalimi i lirë në doganë mes dy vendeve në kuadër të zotimeve të marra gjatë mbledhjeve të përbashkëta të qeverive.
Rënia e papërfillshme e vitit 2022 nuk shihet si një problem në thelb, por ajo që është shqetësuese në vijim është fakti që turizmi patriotik mund të pësojë një rrjedhje të konsiderueshme me liberalizimin e njoftuar tashmë të vizave për Kosovën.
Një tjetër treg me rënie gjatë vitit 2022 ishte Serbia ku tkurrja ishte me 1 për qind në raport me vitin paraardhës, ndërkohë që me 51 për qind ka rënë edhe numri i vizitorëve nga India.
Ukraina dhe Rusia kanë regjistruar gjithashtu tkurrje me respektivisht 65 për qind dhe 13 për qind dhe kjo lidhet drejtpërdrejt me luftën që nisi në shkurt 2022, ku Rusia sulmoi Ukrainën.
Ashtu sikurse ka pasur tkurrje pjesa më e madhe e tregjeve, nga ana tjetër ka shënuar rritje.
“Gjatë vitit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3,6 herë dhe Anglia me 85,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021” thuhet në publikimin e statistikave të turizmit.
Ndërsa në numër, rritjen më të lartë e kanë parë hyrjet e shtetasve nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi (shiko grafikun).
Ndërkohë njëlloj si në vitin 2022 edhe ky vit ka nisur mbarë për turizmin, ku shifrat kanë qenë me rritje sa u takon vizitorëve, ndërkohë që edhe operatorët turistikë presin të ketë rritje të sektorit.
Teksa vizitorët po vijnë shqetësimi që ka industria lidhet me burimet e kufizuara njerëzore që mund të ndikojnë negativisht në cilësinë e shërbimit që ofrohet ndaj turistëve
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













