Bota
Bie numri i të kthyerve “vullnetarë” nga Gjermania
Në tre muajt e parë të vitit, në vendet e tyre vullnetarisht janë kthyer gjithsej 8468 persona. Ky numër është afërsisht sa gjysma e atij të regjistruar në tremujorin e parë të vitit 2016, kur këtë opsion e kishin shfrytëzuar 13848 veta
Ka gjithnjë e më pak refugjatë që paraqiten për ta lëshuar në mënyrë “vullnetare” Gjermaninë. Thonjëzat te cilësimi “vullnetar” kanë të bëjnë me presionin që, së paku sipas ambientalistëve gjermanë (Die Grünen), u bëhet refugjatëve për të hequr dorë nga kërkesa për azil, transmeton albinfo.ch. Kjo, në rrethanat kur ata në fakt nuk kanë gjasa për të fituar azilin.
Sidoqoftë, në tre muajt e parë të vitit, në vendet e tyre vullnetarisht janë kthyer gjithsej 8468 persona. Ky numër është afërsisht sa gjysma e atij të regjistruar në tremujorin e parë të vitit 2016, kur këtë opsion e kishin shfrytëzuar 13848 veta. Kështu shkruan Funke.de, duke iu referuar shifrave nga Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë.
Shumica e atyre që janë kthyer kanë qenë nga Shqipëria, Serbia, Iraku, Maqedonia, Afganistani dhe nga Kosov. Gjatë gjithë vitit 2016, siç kanë raportuar mediat gjermane, numri më i madh i të kthyerve kanë qenë ai i shqiptarëve. Federata dhe disa nga republikat (landet) stimulojnë këtë mënyrë kthimi, duke dhënë, në bazë të kushteve të caktuara, së paku 1000 euro për person si ndihmë fillestare,
Më parë kishte një trend të rritjes së numrit të të kthyerve vullnetarë, përcjell albinfo.ch. Kështu, nëse në vitin 2014 gjatë gjithë vitit ishin kthyer 13574 persona, në vitin 2016 ishin 54.006 që e kishin bërë këtë veprim.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










