Kosova
Bie numri i pacientëve me Covid-19 në klinikat e QKUK-së
Së fundmi, ka bërë të ditur drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Rukie Mehmeti, se numri i rasteve të rënda me Covid-19, të shtrira në këtë klinikë, ka rënë në krahasim me një muaj më parë.
“Para një muaji kishim rreth 100 të shtrirë dhe shumë prej tyre në gjendje të rëndë. Tash kemi 77 të sëmurë në klinikën tonë, por që 68 prej tyre janë në oksigjen”, tha ajo në Rtv Dukagjini.
Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë thotë se edhe në Klinikën Infektive ka rënë numri i pacientëve me COVID-19, prandaj, sipas saj, po bëjnë përpjekje që në këtë klinikë të trajtohen edhe pacientët e tjerë që nuk janë pozitiv në COVID-19.
Mehmeti thotë se ka raste kur në një dhomë në Klinikën e Pulmologjisë vendosen pacientë që janë të prekur me COVID-19 dhe pa të.
“Nuk kemi zgjidhje tjetër. Ne duam ta shpëtojmë pacientin dhe nuk pyesim se ku do ta vendosim. Është në pyetje jeta apo vdekja. Ne duam t’iu japim një shansë edhe pacientëve të tjerë që nuk kanë COVID-19, e që janë në gjendje të rëndë dhe duan trajtim”.
Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë thotë se nuk kanë menduar që Klinika e Infektologjisë do të mbingarkohet dhe do të detyrohen që pacientët me koronavirus t’i shpërndajnë edhe në klinikat e tjera.
Rukie Mehmeti, e cila edhe vetë ka qenë e prekur me koronavirus, thotë se tashmë i është kthyer punës, duke u kujdesur për pacientët me COVID-19.
“Do t’u shërbej pacientëve deri sa të kalojë situata apo të pensionohem. Ky është misioni ynë”, deklaroi ndër të tjera drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Rukie Mehmeti. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










