Lajme
Biden shpallet fitues absolut edhe në Georgia
Duket se me fitoren në Georgia, i zgjedhuri president i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tashmë kan 306 vota të Kolegjit Zgjedhor, 36 më shumë sesa minimuni i nevojshëm. Ndërkohë zyrtarët e fushatës së Trumpit humbën një betejë ligjore për rezultatin e zgjedhjeve në Michigan dhe tërhoqën një ankesë në Arizona.
Duhet theksuar se kandidati demokrat fitoi me rezultat të ngushtë në Georgia, ndërsa Trumpi e fitoi Karolinën Veriore. Fituesit u bënë të ditur të premten, një javë e gjysmë pas ditës së zgjedhjeve, shkruan The New York Times.
Joe Biden e siguroi fitoren në zgjedhje kur u shpall fitues i 20 votave të Kolegjit Zgjedhor në Pensilvani të shtunën e kaluar, me ç’rast e kaloi pragun e nevojshëm prej gjithsej 270 votash për t’u zgjedhur president.
Fitorja e Bidenit në Georgia, shtet që dikur ishte bastion i Republikanëve, nënkupton që ai ka arritur t’ia marrë pesë shtete Trumpit, të cilat Partia Republikane i kishte fituar në zgjedhjet e vitit 2016. Katër tjerat janë Arizona, Michigani, Pensilvania dhe Wisconsini.
Në përgjithësi, Joe Biden fitoi në 25 shtete dhe në Distriktin e Kolumbisë, që përbëjnë 57 për qind të popullsisë së Shteteve të Bashkuara, ndërsa Donald Trump fitoi në 25 shtete tjera.
Kështu, Joe Bideni fitoi edhe në aspektin e votave popullore me mbi 78 milionë sosh, 5.3 milionë më shumë se rivali Donald Trump.
Joe Biden do të emërohet zyrtarisht si president në janar të vitit të ardhshëm, kur të mblidhet Kongresi.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














