Lajme
Biden do të marrë “Medaljen presidenciale” nga Kosova për djalin e ndjerë
Mësohet se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të ndajë këtë të diel, Medalje Presidenciale për Sundim të Ligjit për Beau Biden, djalin e ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili ka vdekur nga kanceri në tru më 2015, raporton rrjeti televiziv amerikan, NBC News, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ai ka shërbyer në Kosovë pas mbarimit të luftës, përkatësisht më 2001, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve vendorë.
Përmes një video-mesazhi, presidenti Biden, ka thënë se Kosova “është në zemrat e gjithë familjes Biden”.
“Puna e Beaut në Kosovë ka qenë e përzemërt. Ai e ka dashur shtetin tuaj”, i ka thënë Biden presidentes Osmani.
“Atëbotë Kosova kishte ende plagë të luftës dhe drejtësi të mbytur për shkak të sundimit totalitar. Mirëpo Beau e ka parë se çfarë mund të bëni ju. Beau e ka parë edhe atëherë të ardhmen që ka qenë e mundur për shtetin tuaj krenar”.
Kjo është hera e dytë që Kosova nderon djalin e presidentit amerikan.
Më 2016, në vitin e fundit të Bidenit si nënpresident amerikan, ai, së bashku me familjen e tij, kanë vizituar Kosovën, për të inauguruar rrugën Beau Biden afër kampit Bondsteeel.
NBC News raporton se ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett do të pranojë medaljen në ceremoninë e së dielës.
Shtohet se këngëtarët kosovarë do të performojnë këngë të një prej grupeve të preferuara të Beau Bidenit, Coldplay. /REL
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














