Kuriozitete
Biçikleta, mënyrë e jetesës në Holandë
Biçikleta, e cila është një mënyrë e jetesës dhe pjesë e jetës së përditshme në Holandë, përdoret nga të gjithë, nga mosha 7 e deri në atë 70-vjeçare. Holanda, e cila njihet si “bota e biçikletave”, ka një popullsi prej rreth 17 milionë banorësh, ndërkaq në këtë shtet ka rreth 23 milionë biçikleta. Në bazë të kësaj, një familjeje i përkasin mesatarisht 3 biçikleta.
Biçikleta më së shumti përdoret për punë dhe transportin e fëmijëve në shkollë. Gratë e përdorin biçikletën 180 milionë herë në vit, ndërsa meshkujt 100 milionë herë, përcjell albinfo.ch.
Gratë preferojnë biçikletën 80 për qind më shumë se meshkujt. Biçikleta, e cila përdoret për shkak të dobisë së saj për shëndet dhe për shkak se parandalon bllokimin në trafik, në të njëjtën kohë, është një mjet transporti i popullarizuar, për shkak se në të njëjtën kohë është ekonomike.
Rrugët e drejta dhe korsitë e biçikletave janë një avantazh i madh për qytetarët në këtë vend. Në Holandë, ku çdo vit shiten rreth 1 milion biçikleta të reja, ka një interes të madh edhe për biçikletat e dorës së dytë, pra ato të përdorura.
Kështu, një pjesë e madhe e popullsisë, të cilët mësojnë ngasjen e biçikletës që nga mosha fëmijërore, përdor biçikleta të dorës së dytë. Biçikletat, të cilat parkohen edhe në afërsi të kanaleve, pemëve dhe mureve, më së shumti përdoren në qytetet si Amsterdam, Utrecht dhe Groningen. Në këtë vend është i përhapur edhe sistemi i marrjes me qira të biçikletave, që preferohet nga turistët.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës Arsyet e ikjes së mantelbardhëve janë të shumta, por ato kryesisht lidhen me çështjet financiare, deri... -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit -
Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake -
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











