Integrimi
Besnik Halili nga Zvicra në një nga Forumet më Elitare Botërore të Arkitekturës dhe Inxhinierisë në Xhedah 2025
Inxhinieri shqiptar nga Zvicra, Besnik Halili, themelues i kompanisë Halili + Partner Ingenieur, mori pjesë në forumin “SHARE JEDDAH – Connecting Architecture, Engineering and Construction Leaders connect & innovate!”, një platformë prestigjioze ndërkombëtare e arkitekturës, inxhinierisë dhe ndërtimit, që mblodhi liderë globalë të këtyre disiplinave. Ky forum u bë një hapësirë e pasur për dialog dhe shkëmbim përvojash, duke promovuar idetë inovative që po shënojnë të ardhmen e dizajnit dhe zhvillimit urban në nivel botëror.
Pjesëmarrja e Besnik Halilit në këtë event i ofroi mundësinë të angazhohet në diskutime të nivelit të lartë, workshop-e tematikë dhe prezantime të projekteve ikonike nga figura kyçe të industrisë. Gjithashtu, eventi përfaqësoi një mundësi për të shqyrtuar praktikat më të avancuara në arkitekturë dhe inxhinieri dhe për të bashkëpunuar me profesionistë nga studio dhe kompani të njohura ndërkombëtarisht.
Hapja e Forumit nga Princi Saud bin Abdullah bin Jalawi
Hapja e edicionit SHARE Jeddah 2025 u nderua nga Princi Saud bin Abdullah bin Jalawi, një ngjarje që shënoi një moment të rëndësishëm për komunitetin e arkitekturës dhe ndërtimit në Arabinë Saudite. Ky forum ka ndihmuar në forcimin e lidhjeve mes arkitektëve, inxhinierëve dhe profesionistëve të ndërtimit, duke pasuruar debatin mbi zhvillimet e reja në fushën e arkitekturës dhe infrastrukturës globale.


Në këtë edicion, morën pjesë disa nga emrat më të njohur të arkitekturës botërore, si Zuhair Hamed Fayez, fitues i çmimit SHARE OPERA OMNIA, një nga arkitektët më të respektuar të Arabisë Saudite, i cili ka bërë një kontribut të jashtëzakonshëm në urbanizimin dhe identitetin arkitektonik të vendit të tij. Po ashtu, studio arkitekturore me renome ndërkombëtare, si Heatherwick Studio (Mbretëria e Bashkuar), Henning Larsen (Danimarkë), Zaha Hadid Architects (MB), UNStudio (Holandë) dhe MAD Architects (Itali/Kinë), poashtu edhe Arkitektë të shquar lokalë të Arabisë Saudite, të cilët prezantuan projekte të reja dhe qasje inovative në përputhje me vizionin transformues të zhvillimit të mbretërisë.

Në mesin e këtyre studiove të nivelit të lartë ndërkombëtar, një përfaqësim dinjitoz pati edhe rajoni ynë përmes Besian Mehmeti Architects Studio nga Maqedonia e Veriut. Studioja u veçua me projektin “THE RIFT OF MUSCAT – Muscat, Oman”, me të cilin fitoi çmimin e dytë duke shpalosur një vizion arkitektonik inovativ që po fiton gjithnjë e më shumë vlerësim në skenën globale. “THE RIFT OF MUSCAT – Muscat, Oman”, ishte nje konkurse boteror qe na ben te jemi krenar me arritjet tona shprehet Besniku.

Reflektimi dhe Ndikimi i Forumit në Besnik Halilin
Për Besnik Halilin, pjesëmarrja në këtë forum nuk është vetëm një arritje profesionale, por edhe një motivim për të reflektuar mbi rolin dhe ndikimin e arkitekturës dhe inxhinierisë në krijimin e qyteteve më të qëndrueshme, funksionale dhe estetikisht të avancuara. Ai thekson se eventet ndërkombëtare të tilla ofrojnë një mundësi të pasur për të shkëmbyer ide dhe përvoja me liderët e industrisë dhe për të pasuruar vizionin mbi të ardhmen e qyteteve dhe infrastrukturës urbane.
“Pjesëmarrja në këtë forum ndërkombëtar ishte një përvojë jashtëzakonisht e vlefshme, ku pata mundësinë të shkëmbej ide dhe përvoja me liderët më të spikatur të arkitekturës, inxhinierisë dhe ndërtimit.
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











