Besimtarët shqiptarë të Langenthalit heqin dorë nga ndërtimi i minares
Komuniteti islam shqiptar ka vendosur të mos e çojë çështjen e xhamisë në Gjykatën Federale, siç kishte paralajmëruar kohë më parë
Bashkësia Islame Shqiptare në Langenthal të Bernës ose siç është bërë e njohur edhe në shtypin zviceran “Xhamia e Langenthalit”, ka hequr dorë nga ngritja e minares në ndërtesën e planifikuar të xhamisë dhe qendrës kulturore islame.
Komuniteti islam shqiptar i këtij qyteti ka vendosur të mos e çojë çështjen e xhamisë në Gjykatën Federale, siç kishte paralajmëruar kohë më parë.
Ky komunitet, siç bëjnë të ditur mediet zvicerane, ka premtuar që të mos e ndërtojë minaren në rast se kjo bie në kundërshtim me kriteret e ndërtimit që vlejnë për qytetin e Langenthalit. Kjo me kusht që autoritetet e drejtësisë të shprehin një qëndrim të tillë, ka thënë avokati përfaqësues i komunitetit.
Gjykata administrative e Bernës në fillim të prillit ishte shprehur se minarja nuk mund të ndërtohet për arsyen se bie në kundërshtim me kriteret e ndërtimit në këtë lokalitet. Minarja është thjesht një ngrehinë simbolike dhe jo një aneks i kulmit të ndërtesës, thuhet në qëndrimin e gjykatës në fjalë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










