Tematike
Berset i shqetësuar: “Infeksionet nuk po pakësohen, siç është pritur”
"Shifrat nuk po ulen më dhe janë stabilizuar në një nivel të lartë. Ndryshe nga javët e kaluara, numri i infeksioneve tani nuk është përgjysmuar çdo dy javë"
Ministri shëndetësisë, Alain Berset është shprehur i shqetësuar sot, para mediave në Muttenz, kantoni Baselland, për shifrat aktuale të infeksioneve me koronavirus.
“Këto nuk po ulen më dhe janë stabilizuar në një nivel të lartë. Ndryshe nga javët e kaluara, numri i infeksioneve tani nuk është përgjysmuar çdo dy javë”, transmeton albinfo.ch.
“Kjo nu është mirë”, ka thënë ministri, duke iu referuar premtimeve për përgjysmimin e numrit të infeksioneve për çdo dy javë, si rezultat i masave të fundit.
“Situata nuk po zhvillohet siç e prisnim. Dhe kjo na shqetëson”,thotë Alain Berset. Sidomos tani në fillim të dhjetorit, kjo nuk është diçka e mirë kur bëhet fjalë për lerjet dhe festimin e Krishtlindjes.
“Mënyra zvicerane e luftrimit të virusit është e njohur mirë,” thekson Berset. Kjo rrugë është sigurisht më e përshtatshme për jetën shoqërore, por kjo rrugë gjithashtu ka çmimin e saj: Nëse shihet që numrat në një rajon po rriten, atëherë duhet të merren shpejt masat e reja.
Ministri ka shtuar se dihej që dimri do të jetë i vështirë. Sidomos ai është shprehur i shqetësuar për ndejat private në dhjetor. “Kuptohet që të gjithë duam të takojmë miqtë dhe familjen tonë por duhet të jemi të kujdesshëm me kontaktet pastaj me blerjet në prag të Krishtlindjeve”, ka paralajmëruar Alain Berset.
Ministri Berset citohet të ketë thënë se, në konsultim me kantonet, do të kërkojë nga punëdhënësit, që, sa më shumë që të jetë e mundur, të orientohen në punën nga shtëpia (Home office), përcjell albinfo.ch. Kjo, me qëllim kufizimin e daljeve dhe kontakteve ndërnjerëzore, që shkaktojnë pastaj infeksionet.
MInistri ka kërkuar po ashtu kufizim maksimal të numrit të frekuetuesve të vendpushimeve për skijim
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












